E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzat e Berishës, reagon Rama: Mos u merr me familjen time



Menjeherë pas akuzave të kryeministrit Berisha në Kuvend, reagoi kryesocialisti Edi rama përmes një konference për shtyp. Ai i beri thirrje z.Berisha të mos merret me familjen e tij pasi nuk do të ishte e moralshme. Pak më herët, opozita deklaroi se nuk ka ndërmend të heq dorë nga tubimet edhe pas qëndrimit dyditor me pagesë para Kryeministrisë javën që shkoi. Edi Rama ka preferuar të mbledhë aleatët e tij jashtë Parlamentit, të majtë e të djathtë, për të vendosur se pas datës 5 dhjetor do të ketë sërish protesta në rrethe dhe në Tiranë. Pas një takimi në një nga ambientet luksoze në kryeqytet, drejtuesit e partive opozitare ranë dakord për të vijuar protestat në të gjithë vendin, nëse në këtë periudhë të ndërmjetme reflektimi 10-ditor mazhoranca nuk pranon të hapë kutitë e votimit. Rama e ndërmori këtë hap për të shuar zhurmën që krijoi mbledhja e grupit parlamentar, i cili në vend që të fokusohej tek çështja e vazhdimit të protestave, ngriti si problem rrogat e pamarra në Parlament për shkak të bojkotit. “Jemi të gjithë në një mendje që në emër të gjithë atij populli të madh opozitar që përfaqësojmë, të refuzojmë me përbuzje jo vetëm gjuhën vulgare dhe agresive të përdorur nga Berisha dhe lakenjtë e tij këto ditë, po njëkohësisht edhe të gjitha insinuatat e turpshme që kërkojnë të njollosin këtë lëvizje të madhe”, - u shpreh Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›