Topi: Pavarësia e Kosovës, realitet i pakthyeshëm
SHKUP-Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi që ndodhet sot në Shkup me ftesë të Presidentit të Maqedonisë përshëndeti sot parlamentin maqedonas me një fjalim ku përmendi dhe shtetin e Kosovës.
Duke u përqëndruar në shtete e rajonit ku vlerësoi se tani vendet në kët rajon janë të lrië dhe zotër të fateve, Topi theksoi se “Procesi i çlirimit përfundimtar të popujve të ish-Jugosllavisë u mbyll me Pavarësinë e Republikës së Kosovës”.
“Kosova është e pavarur dhe ky realitet i pakthyeshëm, sado i dhimshëm të jetë për ndokënd, duhet pranuar”, citon Topin zyra për shtyp e Presidentit të Shqipërisë.
Sipas kreut të shtetit shqiptar, kjo shpallja e pavarësisë i kontribuoi stabilitetit dhe qetësisë afatgjatë në Ballkanin Perëndimor. “Kjo bindje vërtetohet edhe nga fakti që njohja e Pavarësisë së Kosovës mbështetet nga vendet më të rëndësishme të politikëbërjes botërore dhe nga vendet fqinje të saj, si Republika e Maqedonisë” theksoi Topi duke shtuar se vendimi i saj për njohjen dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën e Kosovës është një hap shumë i rëndësishëm, i matur dhe në kohën e duhur e një mesazh për paqen e stabilitetin në rajon.
Topi më pas u ndal dhe në Nënshkrimi i Marrëveshjes për Demarkacionin e Kufirit me Kosovën që sipas tij “e bëri Maqedoninë të parin shtet të ish-Jugosllavisë që përfundon demarkacionin e kufijve shtetërorë. Ne e përshëndesim këtë veprim politik të shtetit tonë fqinj”, tha ndër të tjera Topi.
Presidenti shqiptar nisi sot një vizitë zyrtare dy ditore në shtetin fqinj të Shqipërisë, Maqedoni.
(d.b/BalkanWeb)