E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria,hetim përmbytjes, nisin verifikimet e para për katastrofën

Prokuroria e Shkodrës nis verifikimet nëse përmbytjet do të kthehen apo jo në një proces hetimor. Ndonëse jo zyrtarisht, burime nga ky organ thanë për "Ora News" se një grup prokurorësh kanë nisur të kryejne veprime hetimore por që ende nuk është regjistruar një hetim në prokurori.
Ndërkohë të intresuar në Prokurorinë e Përgjithshme asnjë zyrtar nuk i dha një përgjigje pyetjes së "Ora News" nëse ka nisur një hetim apo jo. Gjithsesi nga burime konfidenciale mësuam për veprimin e prokurorëve të Shkodrës. Ata kanë nisur nga verifikimi i veprimeve të KESH, urdhrave që janë dhënë, hapja dhe mbyllja e portave dhe gjithë ngjarja e ndjekur në dinamikë.
Nga ana tjetër, ajo mund të thuhet pa asnjë ekuivoke, në momenin që të ketë përfunduar i gjithë menaxhimi i situatës do të vedoset nëse do të nisë apo jo një proces i mirëfilltë hetimor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›