Arrestohet në Greqi, shqiptari i dënuar përjetë
Athinë – Feta Kaja, 36 vjeç është arrestuar në Greqi për qëllim ekstradimin për në Shqipëria. 36-vjeçari nga Fieri është dënuar ë vitin 2002 me burgim të përjetshëm për vrasje.
Kaja në vitin 1999 në bashkëpunim me dy persona të tjerë, ka hyrë me qëllim vjedhjen e parave në banesën e Bajram Driza dhe Natasha Driza. Pasi janë diktuar prej këtyre shtetasve në momentin e vjedhjes, Kaja ka qëlluar me armë zjarri duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të dy bashkëshortëve.