Tronditet Vlora, shpërthim me tritol në një pallat
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në qytetin e Vlorës. Nga shpërthimi raportohet se ka vetëm dëme materiale.
Eksplozivi ishte vendosur në derën e apartamentit të Artan Ahmetit e cila ndodhet në katin e tretë të një pallati në lagjen 29 nëntori.
Si pasojë e tronditjes së shkaktuar nga shpërthimi i tritolit janë dëmtuar edhe disa apartamente të tjera për rreth.
Policia ende nuk ka asnjë komunikatë për mediet në lidhje me këtë ngjarje.