E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakti i Ramës, Meta: Janë kushte mbi kushtet e BE-së

KORÇË Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka kërkuar nga qyteti i Korçës një platformë për paktin kombëtar. Meta ishte dje në qytetin juglindor për të festuar 7-vjetorin e themelimit të LSI-së, teksa ka komentuar paktin prej 10 pikash të propozuar nga kryetari i PS-së, Edi Rama. Meta e ka cilësuar këtë pakt si kusht që i mbivendoset kushteve të BE-së, që lidhen me plotësimin e 12 rekomandimeve. Sipas tij, plotësimi i rekomandimeve të kërkuara nga BE-ja është mesazhi më i qartë për politikën shqiptare. “Unë u bëj apel për përgjegjësi palëve para një procesi me interes kombëtar, pavarësisht preferencave politike. Sot nuk është koha të vihen kushte mbi kushtet, apo kushte mbi standardet. U bëj thirrje politikanëve të ftohen nga emocionet e zgjedhjeve të 8 majit, pasi zgjedhjet e radhës janë shumë larg, pas dy vitesh. Ne kemi apeluar për një pakt kombëtar dhe çdo minutë që kalon është e çmuar për paktin”, - tha Meta gjatë fjalës së tij. Kryetari i LSI-së bëri thirrje që të lihen mënjanë sherret private dhe të gjithë të marrin përgjegjësitë që u takojnë. “Është koha për bashkim, për një platformë kombëtare për integrimin. Të lëmë mënjanë sherret private”, - tha Meta.

I. Vreto

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›