E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi-Salon: Pushteti qendror, të bashkëpunojë me atë vendor

Tiranë, 2 Korrik, NOA Bashkëpunimi efikas dhe dialogu midis pushtetit qendror e atij vendor për të realizuar projekte në të mirë të zhvillimit të mëtejshëm të Shqipërisë dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve të saj, paraqet rëndësi të veçantë.

Një fakt të tillë, presidenti Topi e theksoi gjatë një takimi të zhvilluar me presidenten e Asamblesë së Rajoneve të Evropës, Mishel Sabon, në kuadër të vizitës zyrtare në vendin tonë.

Në takim ishte i pranishëm edhe kryetari i Qarkut të Tiranës dhe i Shoqatës së Këshillave të qarqeve të vendit, Tasim Mema, si dhe përfaqësues të Komitetit shqiptar të Zhvillimit të Rajoneve.

Kreu i shtetit, duke iu referuar edhe përvojës evropiane dhe duke e quajtur vizitën e Sabon si një ngjarje shumë të rëndësishme për jetën e institucioneve vendore në Shqipëri, theksoi se forcimi i bashkëpunimit mes pushtetit qendror e atij vendor, por dhe zbatimi sa më mirë i strategjisë së decentralizimit, do të mundësojë një koordinim më të mirë të projekteve në qarqet e vendit, si dhe një shërbim më të mirë ndaj interesave të qytetarëve.

Nga ana e saj, Sabon vuri në dukje ndryshimet pozitive të shënuara në vendin tonë, si dhe përpjekjet e vazhdueshme për rritjen e dialogut dhe bashkëpunimit mes pushtetit qendror dhe atij vendor.

Ajo vlerësoi rolin e rëndësishëm dhe moderator të Kryetarit të Shtetit përsa i përket zhvillimit demokratik dhe konsolidimit të institucioneve shqiptare duke ruajtur ekuilibrin mes forcave politike dhe duke shërbyer si garant i Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi.

Njëkohësisht, Presidentja e Asamblesë së Rajoneve të Evropës nënvizoi se shfrytëzimi dhe mirë-administrimi i potencialeve të të gjithë territorit të vendit do të sjellin pashmangshmërisht fuqizimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të Shqipërisë edhe në kuadër të integrimit të pritshëm në gjirin e familjes së madhe evropiane.

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›