E Diel, 1 Nëntor 2026

METE nis procedurat e konkurrimit per zonat e reja minerare

METE shpall edhe 30 zona të reja minerare për konkurrim, duke e çuar numrin e zonave të shpallura në 66 nga 151 zona konkurruese të parashikuara në planin e saj vjetor.

Ndërkohë, që ministria e Energjitikës synon që të realizojë të gjithë programin e saj për të gjitha zonat e miratuara për konkurim brenda javës së ardhshme.

Kjo procedurë transparente për një përzgjedhje të kompanive më të afta financiarisht dhe profesionalisht për zhvillimin e veprimtarive minerare, ka rritur interesin e kompanive të ndryshme minerare vendase dhe të huaja për të marrë pjesë në konkurrim.

Gjithashtu, kjo formë e re publikimi e përzgjedhjes në mënyrë transparente të kompanive që aplikojnë për leje minerare, do të nxisë zhvillimin e këtij sektori në vend.

Të gjithë aktorët e interesuar që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë konkurrim, kanë mundësi të informohen me të gjithë paketën e re ligjore për sektorin minerar, në uebsitin e ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›