E Diel, 1 Nëntor 2026

Vajza 15 vjeç: Jam shtatzëne me fqinjin 71- vjeçar

E mitura ka bërë denoncimin në policinë e kryeqytetit duke thënë se fqinji i saj e kishte mashtruar e kishte kryer seks
Policia: I arrestuari Beqo ka bërë një operacion 30 vite më parë dhe nuk mund të ngjizë fëmijë
KOLONJË- Një vajzë 15- vjeçare akuzon një 71- vjeçar se është i ati i fëmijës që ajo pritet të nxjerrë në dritë pas tre muajsh. Historia ka ndodhur në një fshat të Ersekës dhe dje policia ka shpënë pas hekurave të qelisë 71 vjeçarin Frederik Beqo. Ai akuzohet për vepra të turpshme me të mitura por realisht nuk është i ati i fëmijës. "Arrestimi i Beqos është bërë në bazë të dyshimeve dhe denoncimit të vajzës. Ne kemi vepruar në bazë të dyshimeve por i arrestuari ka një certifikatë mjekësore që tregon se është i paaftë për të lindur fëmijë",- thanë dje burimet zyrtare të policisë lokale. Sipas tyre, çështja është nën hetim dhe brenda pak ditësh do të dalë në skenë e vërteta. Dyshimet e para të policisë janë se vajza ka pasur një tjetër lidhje dhe kur familja ka mësuar faktin që ajo kishte mbetur shtatzënë, ka akuzuar 71- vjetarin, i cili banon vetëm pak metra larg shtëpisë së tyre.
Një 71- vjeçar është denoncuar dje në policinë e Tiranës se ka abuzuar me një të mitur duke e lënë atë shtatzënë. Vajza e shoqëruar nga familja e saj kanë udhëtuar nga një fshat i Ersekës për në policinë e kryeqytetit ku kanë bërë edhe denoncimin përkatës. Vajza është gjashtë muajsh shtatzënë dhe tashmë ajo nuk mund të fshihte më këtë fakt. Përmes lotëve dhe lajmit të tmerrshëm që ajo ka mësuar se ishte shtatzënë, e mitura ka kërkuar ndëshkimin e bashkëfshatarit të vet, i cili e ka mashtruar duke e tërhequr drejt marrëdhënies së vetme dhe të fshehtë. Pas kësaj policia ka kryer arrestimin e 71 -vjeçarit Frederik Beqo.
"Ne sapo kemi bërë një ballafaqimin mes dy familjeve. Kemi të bëjmë me dyshime për një marrëdhënie të një 71- vjeçari me një vajzë 15- vjeçare por vetëm kaq. Është ende herët për të dhënë konkluzione përfundimtare pasi kemi të bëjmëme një çështje delikate. Marrëdhënia është kryer me dëshirën e vajzës, pra nuk kemi të bëjmë me përdhunim. I akuzuari tashmë është në paraburgim dhe ne jemi duke pritur konkuzionet e ekspertëve. Do të jenë mjekët ligjorë pasi të kenë kryer analiza më të hollësishme ata që do të thonë në lidhje me atësinë e fëmijës. Ajo që mund të konfirmojmë plotësisht është se gjithçka ka nisur nga denoncimi i vajzës, të cilin ne e kemi marrë me dyshime",- thanë burimet zyrtare të policisë lokale. Sipas tyre, situata mes dy familjeve është e qetë dhe situata nuk pritet që të degjenerojë në ndonjë hakmarrje. Madje babai i vajzës ka qëndruar për rreth një orë në shtëpinë e të akuzuarit dhe së bashku me policinë kanë diskutuar çështjen. "Ne dyshojmë se vajza ka pasur lidhje të tjera. Fjalët që qarkullojnë në fshat janë shumë por ne sapo kemi nisur verifikimin e tyre. Por këtu kemi të bëjmë me një tragjedizim të ngjarjes. I moshuari që kemi arrestuar, rreth 30 vjet më parë, ka bërë një operacion në organet gjenitale. Që nga ajo kohë ai nuk lind dot më fëmijë dhe kjo është me çertifikatë të mjekut",- thanë dje burimet e policisë. Xhon Baka
DENONCIMI
Vajza rrëfen në polici si nisi historia
Historia e marrëdhënies gati të pabesueshme të dyqanxhiut të fshatit me një vajzë 15- vjeçare ka nisur plot gjashtë muaj më parë. Duke iu referuar dëshmisë së vajzës, ngjarja e rëndë mendohet të ketë ndodhur gjatë muajit qershor të këtij viti në fshatin Starje të rrethit të Kolonjës, ku banojnë autori i ngjarjes por dhe gjimnazistja e vitit të dytë në gjimnazin e Ersekës, vajza me inicialet A.G. I arrestuari Frederik Beqo, 71 vjeç, është denoncuar se gjatë muajit qershor ka kryer marrëdhënie intime me minorenen, teksa shtëpitë e të dyve ndahen nga një largësi prej vetëm 10 metrash. I moshuari, akuzohet se ka mashtruar të miturën duke e ftuarnë marrëdhëniet e tyre intime ka pasur një dyqan të vogël në shtëpinë e tij, të cilin vajza e vizitonte në mënyrë të vazhdueshme për të blerë mallra të ndryshëm ushqimorë. Mësohet se në disa raste, sipas dëshmisë së vajzës në policinë e kryeqytetit, i moshuari e ka qerasur me ëmbëlsira, duke krijuar marrëdhënie miqësore me gjimnazisten, e cila më pas nuk dihet se si ka përfunduar në shtrat me burrin e moshuar. Vajza nuk ka deklaruar që ai ta ketë detyruar me forcë në këtë akt. Ajo ka mbajtur gjithçka të fshehtë pa e ditur se do të sillte në jetë një krijesë, ndërsa prindërit e kanë zbuluar vetëm pak ditë më parë duke e shpënë bijëne tyre të bënte analizat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›