Ambasada amerikane: Zgjedhjet e ardhshme, provë e vërtetë për demokracinë në Shqipëri

Ambasada e SHBA-së në Shqipëri, konfirmoi dje se “e ndjek nga afër situatën e grevës së dhjetë deputetëve të partive të vogla parlamentare dhe nxit arritjen e një zgjidhje nëpërmjet konsensusit”. Zëdhënësi i ambasadës amerikane në Tiranë, Biks Aliu komentoi gjithashtu edhe çështjen e Kodit të ri Elektoral në Shqipëri. Sipas tij, rregullat, rregulloret dhe aspektet teknike të zgjedhjeve dhe procesit zgjedhor kanë nevojë për një diskutim nëpërmjet mjeteve të hapura dhe bashkëpunuese. “Zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri do të jenë një provë e vërtetë e nivelit të demokracisë së saj, ndërkohë që Shqipëria vazhdon rrugën e saj për një integrim të plotë euroatlantik”, tha në përfundim, zëdhënësi i ambasadës amerikane në Shqipëri....