E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi në Qipro: Qytetërimi i Paqes, Besime dhe Kultura në Dialog

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Teuta Topi, dhe delegacioni zyrtar që e shoqëron është nisur dje për në Qipro, ku është ftuar të marrë pjesë në Takimin Ndërkombëtar për Paqen: “Qytetërimi i Paqes: Besime dhe Kultura në Dialog”, i cili do të mbahet në Nikosia, në datat 16-18 nëntor 2008. Në këtë konferencë ndërkombëtare, do të trajtohen tema të rëndësishme lidhur me paqen në botë, ruajtjen e kulturave dhe besimeve fetare, shmangien e konflikteve dhe krijimin e dialogëve të qëndrueshme mes popujve, do të marrin pjesë krerë shtetesh, personalitete të larta të UNESCO-s, të besimeve fetare, pedagogë universitetesh, teologë etj. Në fjalën që do të mbajë gjatë punimeve të konferencës, Presidenti Topi do të përqendrojë diskutimin e tij mbi paqen në Mesdhe dhe sfidat e bashkëjetesës. Në kuadër të kësaj vizite, Kryetari i Shtetit shqiptar pritet të zhvillojë takime të rëndësishme me personalitetet më të larta të shtetit qipriot, me Presidentin e Republikës së Qipros, Dimitris Hristofias, drejtues të lartë kishtarë, homologë, etj. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›