E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Takime të pafrytshme, mos humbisni kohë

Në kulmin e negociatave për gjetjen e emrit të presidentit të ri dhe pas djegies së raundit të parë të votimit për zgjedhjen e tij, kreu i shtetit, Bamir Topi kërkon zgjidhje. Sipas tij, politikanët në mënyrë të papërgjegjshme po harxhojnë kohë në takime të zvarritura pa fund dhe pa asnjë rezultat. Në një kohë që zgjidhja racionale mund të gjendet fare lehtë. “Më pak shpenzim kohe për zgjidhje racionale që ata natyrisht e kanë mundësinë ta bëjnë. Më pak humbje kohe për komunikime shumë të gjata, pa fryt. Më konkretë, më realizues sepse në këtë mënyrë do të ndihen mirë të gjithë”, u shpreh presidenti Topi. Pasi u dogj pa asnjë kandidaturë prova e parë në Kuvend për zgjedhjen e  pasuesit të Bamir Topit në presidencë, raundi i dytë i votimit do të zhvillohet të hënën në 4 qershor.
Kjo u vendos në seancë plenare, pasi përveç emrit, palët ishin të ndarë dhe për datën kur duhej të zhvillohej votimi. Dy prej raundeve të radhës në dispozicion të politikës për të gjetur kreun e ri të shtetit, kërkojnë 84 vota, ndërsa dy të tjerët shumicë të thjeshtë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›