E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zaganjorit i shkon rruga bosh, Rama nuk i jep mbështetjen

Kandidati i mazhorancës për President Xhezair Zaganjori ka takuar dje në selinë rozë, liderin socialist Edi Rama, për ti shpjeguar atij arsyet pse kërkon të bëhet President i vendit. Rama e priti për ti treguar faktorëve vendas dhe ndërkombëtarë se nuk ka ndonjë kompleks të takohet me kandidatët për president, siç bëri edhe me Fatos Nanon. Takimi

Zaganjori nuk u tregua shumë entuziast pas takimit duke lënë të kuptohet se opozita as ka ndërmend ti japë votat si kandidat konsensual. Kemi patur një njohje nga larg, thjesht u prezantuam me njëri-tjetrin nga afër. Unë i përshkrova arsyet që më kanë shtyrë që të marr vendimin për të kandiduar dhe që nuk e kam patur të lehtë, dhe kaq. Mendova që është në të mirën e debatit dhe procesit që po zhvillohet. Unë e kërkova takimin, Rama nuk më tha asgjë, nuk i kërkova mbështetje dhe nuk kishte detyrim të më përgjigjej”. Pas zotit Zaganjori selinë e Partisë Socialiste e la edhe kryetari Rama, që u nis për të marrë pjesë në një aktivitet me rastin e 1 Qershorit.

PS refuzon Zaganjorin

Detajet mbi takimin dhe qëndrimin e zotit Rama u bënë të ditura më pas nëpërmjet një komunikate të zyrës së shtypit të Partisë Socialiste. Sipas njoftimit, kryetari Rama e priti zotin Xhezair Zaganjori me kërkesën e këtij të fundit. Sipas njoftimit Rama i tha Zaganjorit se Partia Socialiste vazhdon të kërkojë një proces deri këtu të munguar, ku të gjitha palët parlamentare të përfshihen në një dialog konstruktiv. Për Partinë Socialiste mbetet shumë e qartë se nga një proces dialogu konkret mes qeverisë dhe opozitës, dhe konsultimesh intensive mes palëve parlamentare duhet të shkohet drejt emrit të Presidentit të ri të Republikës, dhe jo anasjelltas, thuhej në deklaratën e selisë rozë. Më pas në këtë deklaratë theksohej se PS nuk do ta mbështesë në asnjë rast një kandidaturë të paraqitur pa proces dhe në rrugë krejt të njëanshme nga qeveria. Kjo, theksoi kryesocialisti gjatë takimit, vlen konkretisht qoftë për kandidaturën e zotit Xhezair Zaganjori, qoftë për çdo kandidaturë që do të paraqitej nga qeveria nëse mungojnë dialogu konkret dhe konsultimet e domosdoshme për gjetjen e një kandidati apo kandidateje të dakordësuar mes qeverisë e opozitës.

 

Njoftimi i PS

Rama i tha zotit Zaganjori se Partia Socialiste vazhdon të kërkojë një proces deri këtu të munguar, ku të gjitha palët parlamentare të përfshihen në një dialog konstruktiv. Për Partinë Socialiste mbetet shumë e qartë se nga një proces dialogu konkret mes qeverisë dhe opozitës, dhe konsultimesh intensive mes palëve parlamentare duhet të shkohet drejt emrit të Presidentit të ri të Republikës, dhe jo anasjelltas.

 

Zaganjori

Kemi patur një njohje nga larg, thjesht u prezantuam me njëri-tjetrin nga afër. Unë i përshkrova arsyet që më kanë shtyrë që të marr vendimin për të kandiduar dhe që nuk e kam patur të lehtë, dhe kaq. Mendova që është në të mirën e debatit dhe procesit që po zhvillohet. Unë e kërkova takimin, Rama nuk më tha asgjë, nuk i kërkova mbështetje dhe nuk kishte detyrim të më përgjigjej.

Ish të përndjekurit kundër Zaganjorit
Një prej shoqatave të ish të përndjekurve politikë është deklaruar kundër propozimit të mazhorancës për të qenë gjykatësi Xhezair Zaganjori një nga kandidatët për President. Ata thanë se duhet të zgjidhet një figure pa lidhje me komunizmin dhe diktaturën. “Ne jemi kundër kandidaturës me suport komunist për president të Republikës. Ka 21 vite që kjo klasë politike po sjell ne funksionet shtetërore, vetëm individë me prejardhje komuniste. A kanë moral këta që i kanë shërbyer diktaturës të kandidojnë për drejtimin e shtetit? Prandaj apeli ynë është, zoti Zaganjori, apo disa emra të tjerë që janë servirur për kryetarë shteti, të kenë kurajon dhe ndërgjegjen, që të mos pranojnë kandidimin e tyre se nuk e meritojnë moralisht, se i kanë shërbyer diktaturës komuniste”, thotë Besim Ndregjoni, sekretar i Përgjithshëm i SHMIBPPSH.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›