E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zaganjori: Ja raportet e mija me Berishën e Ramën

Muhamed Veliu*

 

Xhezair Zaganjori, i propozuari mazhorancës si kandidat për tu votuar nga Parlamenti për postin e prezentit, e mirëpret disi me vështirësi kërkesën e Top-Channel për tu intervistuar. Që në fillim ai thekson se pavarësisht përfshirjes në procesin e zgjedhjes së presidentit, vijon të jetë i përkushtuar ndaj detyrës si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Ju falënderoj për mundësinë e kësaj interviste për të cilën dua të them se e kam të vështirë ta jap, pasi jam anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Ka qenë nisma ime për tu takuar me kryetarin e opozitës, thjesht për të krijuar një atmosferë mirëkuptimi e për tu njohur nga afër me njëri-tjetrin. Ne kemi patur njohje përpara, disi nga larg njiheshim prej vitesh, prej më shumë se 20 vitesh. Sot bëmë një bisedim që e vlerësoj shumë. Ishte një bisedë shumë miqësore. Unë i fola për arsyet që më nxitën ta pranoj kandidimin, që nuk ka qenë një vendim i lehtë për tu marrë nga ana ime, pasi u konsultova edhe me familjen. Për disa arsye, të cilat i kam thënë në një rast tjetër, unë hezitoja pasi posti është shumë i lartë dhe përgjegjësia shumë e madhe. Takimi që kisha me zotin Shpëtim Idrizi, i vetmi që nuk e kisha takuar si drejtues i një prej partive të koalicionit qeverisës, sepse me të nuk kisha fare njohje, ishte thjesht një bisedë në tërësi, pimë një kafe në Prince Park dhe kaq. Mendoj që më e mira, në kushte normale, roli i kryetarit të shtetit duhet të jetë në duart e një politikani me përvojë. Megjithatë, unë e kam pranuar tashmë dhe nëse do të bëhet do të bëj çështë më e mira që kam në dorë për të realizuar ato detyrime që ka Kushtetuta dhe që i ka ligji për ta merituar emrin si përfaqësues i unitetit të popullit dhe për të qenë zëdhënës i interesave të qytetarëve. Sigurisht, brenda mundësive për të ndikuar pozitivisht në jetën institucionale dhe politike të vendit. Sigurisht aktorë janë shumë, unë nuk kam një formulë apo shkop magjik që ta bëj këtë punë. Nëse nuk do të bëhet, përsëri ritheksoj se do të bëj atë punë me të cilën jam marrë gjithë jetën, me çështjet e drejtësisë.

Zoti Zaganjori shpreson që emri i tij të jetë si kandidaturë për tu votuar në raundin e dytë.

Besoj se po. Kam përshtypjen se do të jem kandidat për tu votuar. Nuk është në dorën time. Një koalicion më ka dhënë besimin duke më propozuar. Nuk është bërë zyrtarisht propozimi për disa arsye pasi kërkohet konsensusi dhe në kuadër të këtij konsensusi që kërkohet unë u takova me kryetarin e opozitës. Sigurisht, nuk i kërkova që të më japë mua votat, pasi kjo është një çështje politike që ta bëjë vetë në përputhje me interesat politike, me të drejtat që ka opozita më e madhe në vend për tu përfshirë në një proces që e gjykon vetë kryetari me kryesinë, me njerëzit që ka përreth dhe nuk është problemi im. Unë thjesht u prezantova me të dhe e garantova që nëse do të bëhem, do të jem ai që kam qenë gjithmonë për të respektuar ligjin dhe Kushtetutën dhe për të bërë atë që gjykoj se do të jetë më e mira në situata konkrete.

Kandidati për president i mazhorancës i përgjigjet akuzave se ai ka shkelur Kushtetutën duke qëndruar në detyrë si gjykatës i Kushtetueses me mandat të mbaruar.

Ata thonë që unë kam shkelur Kushtetutën duke ndenjur në detyrë, ndërsa unë iu përgjigjem se, po të iki nga detyra shkel Kushtetutën sepse qartësisht neni 125, pika 5 e Kushtetutës thotë që gjyqtari kushtetues rri në detyrë deri sa të zëvendësohet. Pra, unë e gjykoj si jurist që në ditën që unë do të ikja do të shkelja Kushtetutën. Po do të jap dorëheqjen unë apo kolegu tjetër në një kohë kur Parlamenti me presidentin nuk merren vesh, atëherë bllokohet vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese. Ska më vendimmarrje, ska funksion të Gjykatës Kushtetuese. Për këtë arsye përgjigjja është e thjeshtë, por në fakt po zgjatet ky proces. Unë nuk e ndjej veten absolutisht komod që të rrijë jashtë mandatit. E them me sinqeritetin më të madh se do të doja një orë e më parë që të realizohej kjo, të zëvendësohesha dhe të ikja të vazhdoja jetën akademike ose një detyrë tjetër.

Nga brenda opozitës nuk kanë munguar kritikat se zoti Zaganjori ka qenë pjesë e vendimmarrjes në Gjykatën Kushtetuese, duke rrëzuar 11 ankimime nga 13 të paraqitura nga opozita.

Pretendime ka shumë këto dy tre ditë, të cilat i kam dëgjuar dhe nganjëherë më duken krejtësisht absurde. Unë tani nuk di të gjykoj sa vendime kam qenë pro apo kundra. Di të siguroj për diçka, se për çdo vendim kam vendosur në bazë të bindjes time si gjyqtar kushtetues për çështjen konkrete edhe kaq.

Si relator i çështjes së kufirit detar në Gjykatën Kushtetuese, gjykatësi Zaganjori u jep përgjigje akuzave të ngritura ndaj tij për këtë çështje kohët e fundit.

Është një pretendim absurd, sikurse janë absurde edhe akuzat që bëhen. Është tjetër gjë fakti që për të legjitimuar kërkuesin që i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, në rastin konkret jemi ndarë 5 me 4 lidhur me legjitimimin, sepse në asnjë vend të botës dhe në asnjë sistem nuk legjitimohet ardhja e partive politike për të kontestuar një marrëveshje ndërkombëtare sepse ka subjekte të tjera që mund të vijnë, që janë presidenti Republikës, janë deputetët, kryetari i KLSH-së, kryeministri. Pra, janë një sërë subjektesh. U ndamë pra 5 me 4 për ta legjitimuar me këto argumente, duke rrëzuar kërkesën e pesë subjekteve të tjera politike. Pranuam vetëm PS, që për mua është shumë i sforcuar si argument që në rastin konkret duhej legjitimuar se potencialisht partia më e madhe e opozitës i ka minimalisht deputetët që kërkohej për të ardhur në Gjykatën Kushtetuese. Më kujtohet shumë mirë, kur u kalua 5 me 4 u kam thënë kolegëve se i falënderoja përzemërsisht sepse unë isha relator i çështjes që kaluat, sepse të drejtën ndërkombëtare e kam pasionin tim, aq më tepër të drejtën ndërkombëtare detare. Procesi në vijim natyrisht është i të gjithë trupës, por gjithçka është shkruar në vendim që tejkalon në një masë minimalisht 60% edhe vetë pretendimet e kërkuesit, PS-së. Është shkruar nga unë, pastaj është miratuar nga trupa gjyqësore. E kam për kënaqësi ta them se kam pasur dhe kam bindjen se ka qenë një marrëveshje e negociuar jo mirë, me probleme, prandaj jam edhe krenar për punën që kam bërë në këtë rast.

Absurde i quan ai pretendimet se ka qenë konsulent i Ministrisë së Jashtme për marrëveshjen e kufirit me Greqinë.

Absolutisht. Është pretendimi më absurd. Është e vërtetë që një gazetë më ka akuzuar disa ditë përpara dhe unë i kam thënë trupës gjyqësore që realisht është bërë një kontestim i tillë, prandaj gjykojeni. Unë absolutisht nuk kam kontaktuar për marrëveshjen me asnjë lloj subjekti e aq më tepër me MPJ-në për këtë çështje. Nuk jam pyetur në mënyrë absolute. Megjithatë, gjykojeni dhe ta marrë çështjen një person tjetër. Trupa gjyqësore me unanimitet vendosi. Kolegët thanë se, ti e ke çështjen, ti je ekspert i fushës dhe ti do të merresh me këtë çështje dhe unë e pranova duke e bërë me shumë kënaqësi. Por të ngrihet ky pretendim është absurdi më i madh sepse shkelen disa parime themelore që unë ja kërkoj studentëve më elementarë në të drejtën detare ndërkombëtare dhe jo më unë që merrem prej vitesh me një problem të tillë. Prandaj, më duket pretendimi më absurd.

Por cila është e vërteta e marrëdhënieve personale mes zotit Zaganjori, kryeministrit Berisha dhe në veçanti me kryetaren e Kuvendit Topalli në pozicionin e udhëheqësit të diplomës gjatë periudhës kur kryeparlamentarja kryente doktoraturën. Kjo është përgjigja e Xhezair Zaganjorit:

Skam asnjë lloj marrëdhënieje personale me zotin Berisha. Ai është kryeministri i vendit d

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›