Koncert për 140 të dënuarit e burgut të Bënçës
24/12/2008 Drejtori: Të drejta për të festuar
TEPELENË – Rreth 140 persona me liri të kufizuar që vuajnë dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Bënçë (Tepelenë), kanë përjetuar dje një ditë ndryshe nga ditët e tjera, pasi këngëtarja e muzikës së lehtë, Ingrid Gjoni, grupi popullor i Tepelenës, si dhe artistë të tjerë nga rajoni jugor, kanë dhuruar për ta një shfaqe artistike. Drejtori i burgut të Bënçës, Qamil Xhemili, tha se qëllimi i këtij aktiviteti kulturor nuk ka si në vetvete thjeshtë argëtim, por në këto format të dënuarit kanë mundësi të ndihet të barabartë me njerëzit e lirë. “Tashmë është bërë traditë që çdo fundvit të dënuarit e këtij institucioni të festojnë një ditë të veçantë gjatë ndërrimit të viteve, pasi edhe ata kanë të drejtat e tyre për t’u argëtuar, pavarësisht statusit që ata gëzojnë aktualisht”, pohoi Qamil Xhemili, duke shtuar se gjatë vitit të ardhshëm aktivitetet e tilla nuk do të zhvillohet vetëm në ditë festash, por ato do të jenë më të shpeshta. Burgu i Bënçës, një godinë dykatëshe me ngjyrë jeshile, ndodhet rreth tre kilometra larg qytetit të Tepelenës, në veriperëndim. Ajo është ndërtuar gjatë kohës së regjimit komunistë enkas për të burgosurit politikë. Aktualisht, në këtë institucion vuajnë dënimin 140 shtetas, nga këta dhjetë me burgim të përjetshëm.