Ambulantët tentojnë të hyjnë me forcë në bashki
24/12/2008 Rrobat e përdorura, nuk duan të paguajnë taksën
DURRES- Policia Bashkiake dhe disa punonjës të bashkisë kanë mundur të mbajnë jashtë dyerve disa tregtarë rrobash të përdorura teksa ata kanë tentuar të hynë forcërisht në godinën e bashksië. Rreth 7-8 tregtarë ambulantë kanë depërtuar brenda në korridorin e katit të parë, por aty janë ndaluar nga efektiva të Policisë Bashkiake. Më pas ata kanë qëndruar për më shumë se 2 orë para bashkisë, duke kërkuar të takojnë kryetarin e bashkisë. Sipas tregtarëve të rrobave të vjetra, atyre u është mohuar e drejta e hapjes së tezgës deri sa të paguajnë për arkën e bashkisë 15 mijë lekë. Por kjo i ka irrituar tregtarët që qëndrojnë në anë të trotuareve dhe jo brenda në tregun industrial. Pjesa më e madhe e protestuesve janë rom dhe me këtë tregti merren së paku tek tregu në fjalë më shumë se 300 persona. Ata kanë bërë të ditur se i paguajnë bashksië 6 mijë lekë të reja në vit, ndërsa rritja e detyrimit i ka revoltuar.
Kjo kategori tregtarësh ka probleme jo të vogla edhe me pronarët e tokës, pasi i kanë detyruar të paguajnë për një tezgë 25 mijë lekë në muaj. Në protestën e djeshme nuk është ndërhyrë nga Policia e Rendit, ndërsa tregtarët rom kanë deklaruar se presin reagim nga bashkia.