Topi: T’i ofrojmë njëri-tjetrit paqe e dialog
Presidenti Bamir Topi ka shfrytëzuar Krishtlindjet për të bërë sërish thirrje për paqe e dialog mes njerëzve. Kreu i shtetit ka vizituar Kishën Ortodokse dhe Katedralen e Shën Palit, ku ka uruar besimtarët e krishterë. “Gëzuar të gjithë besimtarëve të krishterë! është një ditë e madhe, një ditë e shenjtë! është një ditë kur të gjithë pa përjashtim, pavarësisht besimit të tyre fetar, duhet t’i ofrojnë njëri-tjetrit mirësi, paqe dhe dialog. Kjo vlen për të gjithë, pavarësisht nga profesionet që mbulojnë. Pra vlen për të gjithë, nga më të vjetrit tek më të rinjtë më shumë komunikim njerëzor, sepse kjo është shumë e rëndësishme për një vend, i cili po projektohet në Evropën moderne. Edhe juve gjithashtu ju uroj këtë Festë dhe ju uroj edhe Festën e Vitit të Ri!”, u shpreh kreu i shtetit.