E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama - Familjet përballen me krizë

 Kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh edhe kryetar i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, ka uruar dje në mesditë qytetarët e krishterë për lindjen e Krishtit. Kreu i opozitës ka vizituar Kishën Ortodokse Autoqefale dhe Katedralen e Shën Palit, ku ka uruar për një vit më të mirë. Megjithatë Rama uroi në veçanti familjet shqiptare, të cilat sipas tij përballen me krizën ekonomike në këtë fund viti për të cilën uroi të mos jetë e gjatë. “Ju uroj të gjithëve gëzuar Krishtlindjet dhe mbi të gjitha dua që ky urim t’u shkojë të gjitha familjeve shqiptare që në këtë fund viti përballen me një krizë, e cila ka nevojë për durim, ka nevojë për mundim, për sakrifica të veçanta që unë uroj dhe shpresoj që nuk do të vazhdojnë për një kohë të gjatë”, u shpreh Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›