Meta - “2010 një vit më i mirë se ky që lamë pas”
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta uroi besimtarët katolikë dhe Ortodoksë me rastin e ditës së lindjes së Krishtit. Zv.kryeministri, njëherësh edhe Ministër i Jashtëm në kabinetin qeveritar, zhvilloi vizita në Katedralen e Shën Palit dhe Kishën Ortodokse, ku shprehu bindjen se viti 2010 do të jetë më i mirë se ky që po lëmë pas. “Uroj që kjo ditë kaq e rëndësishme të sjellë sa më shumë paqe për të gjithë besimtarët e krishterë dhe për të gjithë qytetarët shqiptarë dhe jam i bindur se viti tjetër do të jetë akoma më mirë”, u shpreh Meta në përfundim të takimit në Kishën Ortodokse Autoqefale. Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim ishte i shoqëruar në këto vizita nga zv.kryetari i LSI-së, Edmond Haxhinasto.