E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi, Topalli vizita për 11-vjetorin e Azem Hajdarit

 

Në 11-vjetorin e vdekjes së martirit të demokracisë, Azem Hajdari, Presidenti i vendit, Bamir Topi e cilësoi si një hero të ditëve të demokracisë shqiptare. “Ne, heronjtë i përfytyrojmë si personazhet e librave, por ky është një hero që ne e kemi parë në çdo hap, e kemi parë shumë afër në aksionin politik dhe në aksionin shoqëror. E thashë edhe në takim me familjarët e Azemit, që është një nga ato personazhe, i cili përkujtohet pa asnjë lloj note hipokrizie”, tha Presidenti. Ndërsa Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, së bashku me drejtues të PD-së, Astrit Patozi, Ridvan Bode, bënë dje homazhe në memorialin e Heroit të Demokracisë. “Azemi ishte kalorës i lirisë. Ishte dhe mbetet modeli i politikanit të ri, për të guxuar dhe për të qenë në çdo moment i zoti dhe i aftë për të mbrojtur atë që beson. Kjo është gjëja më e rëndësishme për çdo politikan të ri”, tha Topalli. Në këtë ceremoni ka munguar kreu i PD-së, Sali Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›