Në kohën e çudirave
Edmond Arizaj
Më në fund Edi Rama, ish-kryetari i dytë i Partisë Socialiste dhe pretendenti kryesor për ta rimarrë këtë post, u përball me një rival para syve të njerëzve. Vetëm se kundërshtari i tij ngjan më shumë me njerëzit që u gjejnë kampionëve të boksit për të bërë stërvitje, apo më saktë thasëve njerëzore. Në asnjë mënyrë dhe në asnjë formë këto nuk janë fjalë për të denigruar sadopak kandidatin e dytë të Partisë Socialiste, Maqo Lakrori, por siç edhe ai vetë është në dijeni, nuk ka as minimumin e shanseve të vërë Ramën në mendime qoftë edhe për një minutë. Nëse Lakrori ka vendosur të kandidojë duke qenë i sigurt se humbet, atëherë nuk i paska shteruar ende dëshira për të shtuar CV-në, ose në rastin më të keq me këtë lëvizje ka siguruar ndonjë vend më pranë Ramës në parti, duke i dhënë mundësi Ramës të tregojë se ai nuk i hedh tutje “armiqtë”, por u ofron partneritet.
Ajo që të lë shijen e baltës në gojë është kurajoja e madhe e treguar nga Edi Rama, për t’u paraqitur përballë socialistëve, tashmë sërish në opozitë, aq më tepër për t’u paraqitur me një rival në krah në një debat. Një gjë të tillë Rama nuk e zhvilloi asnjëherë, për katër vite me radhë me kundërshtarin më të madh të socialistëve Sali Berishën. Nuk e zhvilloi as gjatë fushatës, atëherë kur vërtet duhej t’u shpjegonte shqiptarëve se çfarë u ofronte dhe çfarë nuk do t’u ofronte siç ua kish ofruar Berisha. Edi Rama nuk e zhvilloi një debat publik për dy vjet rresht me kundërshtarin më të madh të tijin, Ilir Metën. Nuk e zhvilloi as atëherë kur nga të dy krahët e majtë u shumëfishuan zërat për një bashkim mes tyre dhe për një siguri fitoreje në zgjedhje. Rama nuk preferoi të përballej me Metën dhe për të shpjeguar qartazi dhe në prani të tij, se ishte kreu i LSI që nuk e donte bashkëpunimin, se ishte ai që e kishte lënë PS-në në baltë, si dhe për të treguar të vërtetën e madhe se ai si kryetar i PS-së i shtrinte dorën vëllait dhe mikut të mirë për paqe, për hir të socialistëve. Nuk e bëri as këtë. Edi Rama nuk zhvilloi një debat publik as me kundërshtarin më të madh të tijin deri në këto momente, brenda Partisë Socialiste, Ben Blushin. Nuk preferoi ta kishte përballë Blushin e për t’i thënë në sy të të gjithë shqiptarëve, pa dyer të mbyllura, se Blushi po shkatërronte PS-në, se po merrte peng avenirin e të majtës, se po sillte horrllëkun brenda një partie që shpeshherë është përplasur mes vetes, por askush nuk e çoi në mendje ta privatizonte. Përkundër këtyre debateve të mëdha, që do të tregonin realisht në fund të fundit a është i aftë ky njeri në përballje me kundërshtarët, Rama zgjodhi të bëjë një herë prova me Lakrorin dhe pastaj me sa duket të kalojë në “gatime” më të vështira. Veçse tani, as Berisha, as Meta, e me ç’duket as Blushi, nuk ia kanë “më ngenë”.
“Duam rrogat”
Mund të duket qesharake, por ata që përfituan nga listat e Partisë Socialiste, e cila u votua në 29 qershor, nuk mund të quhen ende deputetë, e për pasojë nuk mund të marrin rrogën. Eshtë qesharake të mendosh se një njeri i vetëm, ka në dorë të urdhërojë 65 njerëz të tjerë “mos merrni rrogat”. Sepse fare mirë, ata mund të bënin betimin, të tregoheshin të paktën atdhetarë me këtë gjest, të tregoheshin edhe familjarë të mirë, e pastaj për gjashtë muaj mund të bojkotonin sa herë të donin. Por Rama ua ka hequr deri tani edhe këtë mundësi. Shumëkush nuk e ka problem, por ndokush edhe mund ta ketë problem në këtë kohë krize dhe pas një fushate rraskapitëse. Por Rama duket se nuk i hyn aspak në sy se të zgjedhurit e tij nuk marrin rrogat, madje nuk quhen as deputetë dhe nëse nuk bëjnë betimin janë njësoj si një anëtar I thjeshtë i PS-së në çdo fshat të saj. Veçse ka dhe një pyetje: Po Rama e merr rrogën e tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës? Prej kohësh atë e shohim vetëm në selinë e PS-së, njëherë me gjelbërim në sfond, një herë me sigla e ngjyra. E pra, edhe ai është i zgjedhur nga populli, ashtu si 65 socialistët që ende nuk quhen deputetë. Me këtë këmbëngulje të çuditshme për të mos i lejuar të bëjnë betimin, Rama veçse çimenton idenë se ata nuk janë deputetët e popullit, por deputetët e tij dhe ai mund t’i përdorë si të dojë, ku të dojë dhe për çfarë të dojë. Madje, mund të lërë edhe pa rroga.
Qeveria e re
Të vetmit që nuk duhet të flasin janë: Edi Rama dhe të gjithë ata që e mbështetën në heshtjen e tij politike pas tragjedisë së Gërdecit. Ose mund të flasin, duke kërkuar së pari falje në opinionin publik.