Dinamo luan gjithçka në Peqin,Partizani para pengesës Elbasan
Do të luhen sot ndeshjet e javës së 28-të të Kategorisë Superiore, teksa sprinti final mes Dinamos dhe Partizanit pr titullin kampion ka filluar.
Skuadra e Dinamos i ka dhënë fund dje përgatitjeve për ndeshjen e vështirë që do të zhvillojë sot në Peqin ndaj vendasve të Shkumbinit. Një sfidë që është shoqëruar me tension dhe polemika në media nga të dyja kampet, teksa zërat për kompromis kanë arritur deri aty sa të dalë në skenë edhe kërkesa për një treshe gjyqtarësh të huaj. Gjithsesi, kur kanë mbetur edhe pak orë nga fillimi i ndeshjes, që mund të përcaktojë fatin e sezonit të Dinamos, trajneri i bluve, Ilir Daja është shprehur se atmosfera në grupin e drejtuar prej tij është mjaft e mirë dhe se pret një takim të qetë sot në Peqin. “Në krahasim me fillimin e javës, atmosfera ka ndryshuar dhe është humb e qetë. Gjithsesi, mendoj se situata është fryrë disi në media dhe gjithçka ka mbetur në këtë fushë, pasi skuadra nuk është prekur në asnjë moment nga presionet apo akuzat për kompromise”, tha Daja. Pa sulmues “puro” në formacionin titullar, Partizani niset sot drejt Elbasanit, i vetëdijshëm se duhet të fitojë patjetër, duke pritur të përfitojë edhe nga ndonjë hap fals i Dinamos në Peqin. Gjithsesi, vetë sfida e të kuqve në “Ruzhdi Bizhuta” mbart vështirësi. Në radhë të parë për kundërshtarin, që do të synojë të mohojë zërat që flasin për një lëshim, por edhe për faktin se skuadrën e Likës e ka munduar shumë goli sidomos në këtë fazë të tretë, ku në pesë ndeshje ka realizuar 5 herë. Ja që me shpresën për të ndryshuar diçka, tekniku ka vendosur t’ua besojë mesfushorëve detyrën e shënimit, përderisa do të lërë fillimisht në stol Abilaliajn, sulmuesin e vetëm të mirëfilltë që ka në kontigjent, bashkë me të riun Dashi.