Ujkani pranë debutimit në Serie A
Portieri shqiptar Saimir Ujkani mund të zëvendësojë Fontanën dhe Aljardin në ndeshjen ndaj Fiorentinës.
Portieri i Palermos, Alberto Fontana, pas një dëmtimi në fushë, nuk është nisur me ekipin e tij drejt Toskanës. Dhimbjet e forta në mes të cilat i kanë filluar qysh nga ndeshja me Katanian nuk e kanë lejuar portierin Fontana të vazhdojë kampionatin me skuadrën e tij. Mungesës së këtij të fundit pritet ti shtohet edhe ajo e portierit të dytë të Palermos, Frederiko Aljardi, edhe kjo për arsye shëndetësore. Megjithatë Aljardi edhe pse i dëmtuar në kyçin e dorës, ka ndërmarrë udhëtimin drejt Toskanës së bashku me ekipin e tij me shpresën se mund të rikuperohet nga ky dëmtim. Në rast se edhe portieri Aljardi nuk do të jetë në gjendje të luajë, atëherë katërkëndëshin do ta mbrojë portieri shqiptar, Samir Ujkani. Portieri shqiptar deri tani ka luajtur vetëm me ekipin e të rinjve të Palermos ndërsa ka qenë prezent në 2-3 ndeshje në stolin e ekipit të parë. I pranishëm në stolin palermitan pritet të jetë edhe talenti tjetër shqiptar, Edgard Çani.