E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkohet shembja e objekteve mbi kanale dhe kolektorë

23/02/2011  Rreziku nga përmbytjet e pranverës, Bordi i Kullimit Berat nis verifikimet në terren

BERAT- Bordi i Kullimit ka nisur menjëherë nga puna për verifikimin e të gjitha kanaleve kulluese dhe kolektorëve, të cilët menaxhohen nga kjo drejtori, pasi jemi në prag të stinës së pranverës. Vet drejtori i Bordit të Kullimit, Nesim Spahiu, ka bërë të ditur për gazetën se, kjo drejtori përveç punës së bërë gjatë vitit 2010 ka bërë plan projektin edhe për vitin 2011, ku vëmendjen kryesore e ka përqendruar në evidentimin e të gjitha ndërtimeve mbi kolektorët apo kanalet kulluese dhe kolektorë.

Objektet e paligjshme

Inspektimi i bërë nga grupi i specialistëve të kësaj drejtorie rezultoi se, në rang qarku pothuajse mbi të gjithë kolektorët dhe kanalet kullues ka pasur problem në lidhje me ndërtimet pa leje, objekte të cilat përbëjnë problematikën më të madhe për pastrimin e tyre që çojnë edhe në përmbytjen e tokave. Pas evidentimit të të gjitha kategorive të ndërtimeve mbi këto kolektor ka përgatitur dosjet përkatëse për t`i dërguar më pas në të gjitha komunat dhe bashkitë e këtij qarku. Drejtori Spahiu ka pohuar se, menjëherë pas kësaj do të ndërhyhet për mirëmbajtjen e të gjitha kolektorëve apo dhe kanaleve kulluese në mënyrë që të jenë në gjendje për të përballuar vërshimet që priten gjatë stinës së pranverës. Kështu nga verifikimet e bëra në fshatrave të Beratit, Kuçovës dhe Skraparit mësohet se janë numëruar rreth 25 ndërtime të paligjshme mbi kanalet kullese dhe kolektorë. Banorët mësohet se kanë shfrytëzuar tokat mbi kanalet kullese dhe kolektorë duke ndërtuar objekte të ndryshme që u vijnë në shërbim të punëve të tyre të përditshme. Drejtoria e Bordit të Kullimit mësohet se u ka lënë njësive vendore vetëm 10 ditë kohë që të marrin masa me inspektoratet e ndërtimit që të prishin këto ndërhyrje të paligjshme dhe më pas në të kundërtën do t’i eliminojnë ato gjatë punës që do të kryet për pastrimin e kanaleve dhe kolektorëve, bllokimi i të cilëve shkakton probleme serioze sa herë ka reshje të mëdha shiu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›