Mjedisi bllokon punimet e sheshit në qendër të Durrësit
23/02/2011 Investimi nga Bashkia e Durrësit, nuk disponohej leje mjedisore nga ARM
DURRES- Agjencia rajonale e Mjedisit në qarkun e Durrësit ka bllokuar punimet, të cilat po kryhen në sheshin “Liria” në anë të godinës së bashkisë dhe poshtë xhamisë në qendër të qytetit. Shkak për këtë veprim të kësaj agjencie është bërë mungesa e lejes mjedisore nga ana e bashkisë, e cila është investitore në rastin e rivitalizimit të sheshit.
Bllokimi
Dje për të bllokuar punimet së bashku me inspektorët e Agjencisë Mjedisore ka qenë edhe drejtori i saj Ramazan Kalia. Bashkia është bërë për të dytën herë në pak ditë objekt i kësaj agjencie, ndërsa këtë herë firma zbatuese e projektit është detyruar të tërhiqet në pritje të zgjidhjes së konfliktit. Sipas drejtorit Kalia, çështja është e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë, bashkia rezulton të mos ketë marrë leje mjedisore për zbatimin e projektit. Rivitalizimi i sheshit “Liria” në qendër të qytetit të Durrësit është në fazën e parë të zbatimit të projektit dhe do të kushtojë 1 milion dollarë, ndërsa dy fazat e tjera do të mund të mbyllen deri në fund të vitit të ardhshëm. Agjencia e Mjedisit ka kërkuar të njihet me dosjen e lejes mjedisore dhe në kohën që zbatuesit nuk e kishin të përfshirë në dokumentacionin e tyre, punimet janë pezulluar për t’u bllokuar pa ndonjë afat kohor. Aktualisht punimet kanë shkuar në shtrimin e pllakave të mermerit në shkallët e xhamisë, të cilat zbresin deri poshtë në sheshin e madh. Në të njëjtën kohë po punohet edhe në objektin e ndërtuar nga pika fundore e prefekturës deri në drejtim me godinën e bashkisë, objekt që është thënë se do të shërbejë për galeri arti. Vet bashkia ka pranuar se nuk e ka pajisur projektin me leje mjedisore, por ka reaguar duke e cilësuar të tejkaluar këtë veprim. Kryetari i bashkisë Vangjush Dako ka pohuar se “Akti i bllokimit është i padrejtë sepse në momentin që merret leje ndërtimi këtë nuk ka të drejtë askush ta kundërshtojë”. Gjithnjë sipas tij të drejtën për të marrë një vendim anulimi mund ta ketë vetëm gjykata dhe kjo është arsyetuar me faktin se objekti ka leje ndërtimi dhe se gjithçka është në periudhën e përfundimit të fazës së parë. Dako ka thënë më pas se bashkia ka aplikuar për leje mjedisore, por nuk është dhënë kjo leje nga Inspektorati i Mjedisit. Janë dy investime të tilla, shëtitoren dhe sheshin “Liria” që kanë të njëjtin problem dhe që janë investime me fondet e bashkisë. Bllokimin e punimeve kryetari i bashkisë e ka cilësuar si veprim politik në prag të zgjedhjeve vendore të 8 majit, ndërsa drejtori Agjencisë rajonale të Mjedisit, Ramazan Kalia, ka thënë se bashkia është vënë në dijeni. “Unë jam anëtar i KRRT-së së bashkisë dhe detyrimin për pajisjen me lejen mjedisore kryetari bashkisë e ka për të disatën herë të përsëritur dhe të bërë publike”,-u shpreh Kalia. Vetëm dhjetë ditë më parë bashkia është ndëshkuar me 2 milionë lekë gjobë ngase nuk ka ndaluar hedhjen e materialeve inerte në det në zonën pranë bregdetit në Currila. Në verën e kaluar, gjatë një inspektimi të vijës bregdetare dhe të lagjeve ku qëndrojnë pushuesit e stinës Bashkia e Durrësit është gjobitur me 1 milion lekë nga e njëjta agjenci, e cila ka pohuar se shkak për penalitetin është bërë higjiena e munguar në Plazh.