Vendimi, emocione e gëzim në Prishtinë

Qytetarët e Kosovës e kanë pritur me emocione të forta dhe gëzim të madh vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në favor të Kosovës. Analistët politikë në Prishtinë e konsiderojnë vendimin e GJND-së si një fitore të madhe për Kosovën, por edhe për të drejtën ndërkombëtare, ndërsa konsiderojnë se tashmë pas humbje së betejes ushtarake dhe asaj diplomatike të Serbisë nuk i mbetet tjetër përveçse të dorëzohet dhe të pranojë realitetin e ri në Kosovë.
Analisti Shkelzen Maliqi pret që pas këtij vendimi, Kosova të njihet nga një numër i madh shtetet, të cilat e kanë pritur vendimin e GJND-së para se të marrin një vendim për njohjen ose jo të shtetit të ri.
“Vendimi është i drejtë, është kompetent. është një gjë që nuk e kemi pritur në mënyrë kaq të prerë, të thuhet se pavarësia nuk e thyen drejtën ndërkombëtare. Kjo është një fitore e madhe për popullin e Kosovës, për Kosovën dhe për të drejtësinë ndërkombëtare. Do të kemi edhe një mori njohjesh të reja dhe presim që më në fund edhe Serbia të pajtohet me realitetin. Serbia edhe mëtej mund të na komplikojë disa punë që kanë të bëjnë me rajonin por e ka humbur edhe një betejë diplomatike, pas humbjes së betejes ushtareke dhe tani është koha që ajo të dorëzohet” tha Maliqi.
Ndërsa analisti Petrit Selimi vlerëson se vendimi i GJND-së ishte shumë i qartë në favor të Kosovës: “Dëgjuam fjalinë ne fund qe ishte se nuk e thyen të drejtën ndërkombëtare. A ka gjë më të mirë?. Kjo ishte fjalia kryesore. Ne jemi mbledhur këtu 50-60 gazetarë e diplomatë dhe mund të them se pas shpalljes pas pavarësië ky konfirmim, kjo vulë besoj se e mbyll kapitullin, po shpresojmë. Fjalia ishte shume e qartë dhe besoj se koha është për të festuar”.
Vendimi i GJND-së është ndjekur me një interes të jashtëzakonshëm nga mediat ndërkombëtare. Në bar-kafenë “Strip Depo” në Prishtinë, krahas shumë gazetarëve ishin të pranishëm edhe ambasadorë të vendeve që njohën shtetin e ri, si ai i Francës Jean Francois Fitou, analisti e gazetari i njohur britanik, Tim Xhuda e shumë të tjerë, të cilat kanë festuar së bashku me qytetarët e shtetit më të ri në botë.
Bul Salihu
< I mëparshmi