Topi: Zgjedhjet 2009 të mbyllin tranzicionin
Presidenti i Republikës,
Bamir Topi, u ka kërkuar
partive politike që të punojnë
për të garantuar
një proces të qetë zgjedhor. Në
mbledhjen e Këshillit të Lartë
të Drejtësisë, kreu i shtetit tha
se zgjedhjet e reja janë më të
rëndësishmet e periudhës së
re, pas rrëzimit të komunizmit
në vend, sepse duhet t‘i japin
fund tranzicionit dhe odisesë së
kontestimeve. "Zgjedhjet e vitit
2009 konsiderohen më të rëndësishmet
e periudhës së re demokratike
në Shqipëri, për t‘i dhënë
fund një herë e mirë këtij tranzicioni
që ka qenë i mbushur me
zgjedhje, me kontestime dhe ka
një rëndësi të jashtëzakonshme
që të zhvillohen në një klimë të
qetë dhe të jenë në funksion të
qytetarit", u shpreh Topi.
Mbledhja e KLD-së
Duke drejtuar mbledhjen e
parë të vitit 2009, Presidenti i
Republikës tha se KLD-ja ka pasur
një veprimtari të suksesshme
gjatë vitit të shkuar në futjen e
elementëve të rinj në këtë sistem,
që nuk është pjesë e një fryme
thjesht psikologjike, por është
një detyrim që kërkon koha,
në momentin e integrimit në
institucionet euroatlantike. "Ka
qenë një vit, ku jeni angazhuar
dhe mirinformuar, që pjesa më
e madhe e kryetarëve, e gjykatave
janë njerëz të cilët vijnë nga
gjeneratat e reja, nga Shkolla e
Magjistraturës, duke kapërcyer
ato etapa të errëta të historisë së
institucioneve të këtij vendi. Në
mjaft raste jemi detyruar që të
pranojmë zgjidhje dhe nga njerëz
të cilët kanë shërbyer me standarde
të ndryshme, me standardet e
kohës së komunizmit dhe jo me
standardet e demokracisë së re
shqiptare", tha Presidenti, duke
shtuar se ky është shembulli më
i mirë që ne kemi dhënë si KLD
për rinovimin e kryetarëve të
gjykatave. "Është një proces, i cili
do të vazhdojë hap pas hapi. Jam
i bindur që ky këshill do të dijë të
përmbushë me shumë përkushtim
dhe profesionalizëm të gjitha
sfidat që do të ketë viti 2009", vijoi
numri një i shtetit.
Zgjedhjet
Presidenti u shpreh se një nga
çështjet më të rëndësishme të
mbledhjes së djeshme është një
moment që lidhet me zgjedhjet
politike të vitit 2009, atë të përzgjedhjes
së gjyqtarëve që do të
përbëjnë Kolegjin Zgjedhor. Kreu
i KLD-së tha se zgjedhjet janë më
të rëndësishmet e periudhës së re
demokratike në Shqipëri. "Rezultati
jo gjithmonë është pranuar
nga strukturat administrative që
përcakton ligji dhe ajo që presin
të gjithë për respektimin e standardeve
në shoqëri të lirë dhe demokratike.
Besoj që pranohet nga
të gjithë se institucioni i zgjedhjeve
politike në Shqipëri është më i
rëndësishmi, sepse është institucioni
nga i cili derivojnë të gjitha
institucionet e tjera", pohoi Topi,
duke shtuar se ka një rëndësi të
jashtëzakonshme që këto zgjedhje
të zhvillohen në një klimë
të qetë. Topi u shpreh se një nga
momentet më të rëndësishme, që
lidhet me aktivitetin kushtetues
të Këshillit të Lartë të Drejtësisë,
sikurse e parashikon edhe
Kodi Zgjedhor, është zgjedhja e
anëtarëve të Gjykatës së Apelit
për të përbërë Kolegjin Zgjedhor
me tetë anëtarë. "Natyrisht ka dy
faza: faza e parë ka të bëjë me
përzgjedhjen sipas kërkesave të
ligjit të këtyre gjyqtarëve dhe jam
i bindur që do të dini të përzgjidhni
jo vetëm sipas kërkesave
të ligjit, anës formale, por do të
dini të përzgjidhni ata gjyqtarë
të cilët kanë elementet që ne i
kemi prekur shpesh në fjalimet
tona, të jenë profesionistë dhe
të kenë integritet. Faza e dytë ka
të bëjë me shortin. Tek ai short
patjetër që do të ketë objektivitet,
transparencë publike dhe
kjo është shumë e rëndësishme.
Do të përzgjidhen tetë anëtarë
të Kolegjit Zgjedhor, të cilët do
të administrojnë ankimimet,
që vijnë nga subjektet politike,
pasi do të kenë marrë verdiktin e
strukturave administrative gjatë
administrimit të zgjedhjeve",
pohoi Topi.
KLD-ja e pavarur
Të gjitha strukturat e drejtësisë,
vijoi Topi, do t‘i shërbejnë
këtij procesi me një neutralitet
të dukshëm në prononcimet e
veta, në daljet publike deri në ato
momente kur të konsiderohen si
ekzibicion në kohën e zgjedhjeve,
në ditën e zgjedhjeve për të demonstruar
që të gjithë anëtarët
e Këshillit të Lartë të Drejtësisë,
të gjithë gjyqtarët kudo ku ata
punojnë, të demonstrojnë që
janë në një pozicion të pavarur
nga politika dhe që nuk bëjnë
politikë. "Unë besoj që ju do ta
demonstroni këtë, sepse është
detyrim ligjor, qytetar, moral dhe
kjo veprimtari që ne nisim sot
do të bëjë të mundur fillimin me
sukses të një veprimtarie, që uroj
të përmbyllet me shumë sukses
me zgjedhjet politike të vitit 2009,
që të jenë të lira, demokratike, të
pakontestuara dhe t‘i japin një
shans të madh Shqipërisë, institucioneve
të saj, popullit shqiptar
që të përmbushë sa më shpejt të
gjithë atë aspiratë të thellë që ka
të bëjë me integrimin në familjen
e madhe evropiane dhe në familjen
euroatlantike", përfundoi
fjalimin e tij Presidenti.
Bamir Topi, u ka kërkuar
partive politike që të punojnë
për të garantuar
një proces të qetë zgjedhor. Në
mbledhjen e Këshillit të Lartë
të Drejtësisë, kreu i shtetit tha
se zgjedhjet e reja janë më të
rëndësishmet e periudhës së
re, pas rrëzimit të komunizmit
në vend, sepse duhet t‘i japin
fund tranzicionit dhe odisesë së
kontestimeve. "Zgjedhjet e vitit
2009 konsiderohen më të rëndësishmet
e periudhës së re demokratike
në Shqipëri, për t‘i dhënë
fund një herë e mirë këtij tranzicioni
që ka qenë i mbushur me
zgjedhje, me kontestime dhe ka
një rëndësi të jashtëzakonshme
që të zhvillohen në një klimë të
qetë dhe të jenë në funksion të
qytetarit", u shpreh Topi.
Mbledhja e KLD-së
Duke drejtuar mbledhjen e
parë të vitit 2009, Presidenti i
Republikës tha se KLD-ja ka pasur
një veprimtari të suksesshme
gjatë vitit të shkuar në futjen e
elementëve të rinj në këtë sistem,
që nuk është pjesë e një fryme
thjesht psikologjike, por është
një detyrim që kërkon koha,
në momentin e integrimit në
institucionet euroatlantike. "Ka
qenë një vit, ku jeni angazhuar
dhe mirinformuar, që pjesa më
e madhe e kryetarëve, e gjykatave
janë njerëz të cilët vijnë nga
gjeneratat e reja, nga Shkolla e
Magjistraturës, duke kapërcyer
ato etapa të errëta të historisë së
institucioneve të këtij vendi. Në
mjaft raste jemi detyruar që të
pranojmë zgjidhje dhe nga njerëz
të cilët kanë shërbyer me standarde
të ndryshme, me standardet e
kohës së komunizmit dhe jo me
standardet e demokracisë së re
shqiptare", tha Presidenti, duke
shtuar se ky është shembulli më
i mirë që ne kemi dhënë si KLD
për rinovimin e kryetarëve të
gjykatave. "Është një proces, i cili
do të vazhdojë hap pas hapi. Jam
i bindur që ky këshill do të dijë të
përmbushë me shumë përkushtim
dhe profesionalizëm të gjitha
sfidat që do të ketë viti 2009", vijoi
numri një i shtetit.
Zgjedhjet
Presidenti u shpreh se një nga
çështjet më të rëndësishme të
mbledhjes së djeshme është një
moment që lidhet me zgjedhjet
politike të vitit 2009, atë të përzgjedhjes
së gjyqtarëve që do të
përbëjnë Kolegjin Zgjedhor. Kreu
i KLD-së tha se zgjedhjet janë më
të rëndësishmet e periudhës së re
demokratike në Shqipëri. "Rezultati
jo gjithmonë është pranuar
nga strukturat administrative që
përcakton ligji dhe ajo që presin
të gjithë për respektimin e standardeve
në shoqëri të lirë dhe demokratike.
Besoj që pranohet nga
të gjithë se institucioni i zgjedhjeve
politike në Shqipëri është më i
rëndësishmi, sepse është institucioni
nga i cili derivojnë të gjitha
institucionet e tjera", pohoi Topi,
duke shtuar se ka një rëndësi të
jashtëzakonshme që këto zgjedhje
të zhvillohen në një klimë
të qetë. Topi u shpreh se një nga
momentet më të rëndësishme, që
lidhet me aktivitetin kushtetues
të Këshillit të Lartë të Drejtësisë,
sikurse e parashikon edhe
Kodi Zgjedhor, është zgjedhja e
anëtarëve të Gjykatës së Apelit
për të përbërë Kolegjin Zgjedhor
me tetë anëtarë. "Natyrisht ka dy
faza: faza e parë ka të bëjë me
përzgjedhjen sipas kërkesave të
ligjit të këtyre gjyqtarëve dhe jam
i bindur që do të dini të përzgjidhni
jo vetëm sipas kërkesave
të ligjit, anës formale, por do të
dini të përzgjidhni ata gjyqtarë
të cilët kanë elementet që ne i
kemi prekur shpesh në fjalimet
tona, të jenë profesionistë dhe
të kenë integritet. Faza e dytë ka
të bëjë me shortin. Tek ai short
patjetër që do të ketë objektivitet,
transparencë publike dhe
kjo është shumë e rëndësishme.
Do të përzgjidhen tetë anëtarë
të Kolegjit Zgjedhor, të cilët do
të administrojnë ankimimet,
që vijnë nga subjektet politike,
pasi do të kenë marrë verdiktin e
strukturave administrative gjatë
administrimit të zgjedhjeve",
pohoi Topi.
KLD-ja e pavarur
Të gjitha strukturat e drejtësisë,
vijoi Topi, do t‘i shërbejnë
këtij procesi me një neutralitet
të dukshëm në prononcimet e
veta, në daljet publike deri në ato
momente kur të konsiderohen si
ekzibicion në kohën e zgjedhjeve,
në ditën e zgjedhjeve për të demonstruar
që të gjithë anëtarët
e Këshillit të Lartë të Drejtësisë,
të gjithë gjyqtarët kudo ku ata
punojnë, të demonstrojnë që
janë në një pozicion të pavarur
nga politika dhe që nuk bëjnë
politikë. "Unë besoj që ju do ta
demonstroni këtë, sepse është
detyrim ligjor, qytetar, moral dhe
kjo veprimtari që ne nisim sot
do të bëjë të mundur fillimin me
sukses të një veprimtarie, që uroj
të përmbyllet me shumë sukses
me zgjedhjet politike të vitit 2009,
që të jenë të lira, demokratike, të
pakontestuara dhe t‘i japin një
shans të madh Shqipërisë, institucioneve
të saj, popullit shqiptar
që të përmbushë sa më shpejt të
gjithë atë aspiratë të thellë që ka
të bëjë me integrimin në familjen
e madhe evropiane dhe në familjen
euroatlantike", përfundoi
fjalimin e tij Presidenti.