Topi: Zgjedhjet, prova e demokracisë
Tiranë- Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi ka organizuar sot në orën 19.30 një pritje në Pallatin e Brigadatave me rastin e festës më të madhe të popullit shqiptar, 28 Nëntorit - Ditës e Pavarësisë së Shqipërisë. Në këtë ceremoni festive morën pjesë krerët më të lartë të shtetit shoqëruar nga bashkëshortët. Si dhe përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë, përfaqësues të medias, të shoqërisë civile, etj. Në fjalën e tij Bamir Topi është ndalur në dy pika kryesore, në ngjarjet politike në Kosovë dhe në zgjedhjet 2009 në Shqipëri. Ai ka deklaruar se zgjedhjet e ndershme dhe të pakontestuara janë prova e më e madhe e demokracisë në vend.
“28 Nëntori i 1912-es është kurorëzimi i kontributit të rilindasve për të ruajtur identitetin e popullit tonë. Akti i Pavarësisë mblodhi në Vlorë patriotë shqiptarë nga të gjithë trevat. Ata mundën të formomin shtetin shqiptar, sot ne jemi këtu të gjithë bashkë për të vlerësuar veprën e tyre dhe të konfirojmë misionin tonë historik për të lartësuar atë me te cilin kemi të drejtë të krenohemi ne kete 96-vjetor, Shpalljen e Pavarësisë”. Kështu është shprehur Presidenti Topi në fjalën e ti përshëndetëse përpara dhjetëra të ftuarve në Pallatin e Brigadave.
Më tej ai tha: Kemi të drejtë të jemi të lumtur sot për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës. Ky shtet fitoi pavarësisnë edhe po përpiqet ta mbrojë atë siç u përpoqën në 1912 anëtarët e qeverisë së Vlorës. Kohët kanë ndryshuar, ne jemi të palëkundur në moslejimin e cënimit të sovranitetit të Kosovës”, tha Topi.
Ndërsa përsa i përket reformave në Shqipëri ai tha se “qëllimi i Shqipërisë për tu anëtarësuar në NATO është një qëllim për të vendosur marrëdhënie me botën e qytetëruar. Dy janë sfidat tona të mëdha Anëtarësimi në NATO dhe zgjedhje të lira dhe të pakontestuara në 2009-ën. Zgjedhjet janë prova më e madhe e demokracisë. Sot kam më shumë besim se një vit më parë tek vullneti i diskutueshëm i forcave politike për tu shkëputur nga tranzicioni i gjatë”.
Në fund të fjalimit të tij, Topi ka uruar gjithë shqiptarët: Gëzuar festën e madhe të Pavarësisë, të Flamurit. Më tej Presidenti Topi, kryeministri Berisha dhe Kryetarja e Kuvendit, Topalli kanë tokur gotat me të ftuarit në Pallatin e Brigadave.