E Diel, 1 Nëntor 2026

Kroceria e Gorkit sjell 600 turist gjerman në Durrës, por mbetet në det

Durrës- Rreth 600 turistë gjermanë kanë ardhur për një vizitë turistike në qytetin e Durrësit me një krociere ruse që mbante emrin e shkrimtarit të madh rus dhe një prej themeluesve të realizmit socialist “Maksim Gorki”. Marrja e një krociere ruse për një xhiro të gjatë turistike në këtë periudhe ka edhe shpjegimin tjetër, përpos pasionit. Tregu lindor përfshirë edhe atë të krociereve duke qënë më i lirë është edhe më konkurrues, në një kohë kur vendet e mëdha i ka përfshirë kriza ekonimoke mbarëbotërore. Me sa duket agjensitë turistike gjermane i kanë parë me sy me favorizues tregjet ruse.

Krocieria “Maksim Gorki” ka mbërritur sëfundi në brigjet e Durrësit. Ajo erdhi nga ishujt grekë dhe sipas agjensisë turistike do të vazhdojë udhëtimin nëpër brigjet e detit Adriatik deri në veri dhe më pas në portet e Mesdheut.

Krociera  ruse që ka sjelle afro 600 turiste gjermane dhe zviceriane nuk u fut dot në Portin e Durrësit sepse ka zhytje mbi 11 meter. Garancitë që ofron porti i Durrësit jane deri në 9 metër thellësi. Mungesa e parametrave të portit më të madh në vend ka bërë që turistët të zbresin me varka në port në kushte të mëdha sigurie nga ana e Policisë së Shtetit ashtu edhe të forcave të Sigurisë Portuale. Kjo me sa duket nën frymen e kujdesit, pasi terrorizmi ndërkombëtar po synon të godasë shtetasit e huaj, siç ndodhi në hotelet e Indisë.

Turistët pasi kanë zbritur nga krocieria kanë bërë vizita në qytetin e Durrësit, të Krujës dhe Tiranës. Krocierja me gjatësi 195 metër dhe kapacitet prej  25 mijë ton u nis më pas nga rada e portit  në vazhdim të një turi shëtitës Mesdhetar me ndalesa të tjera në porte të Adriatikut dhe Jonit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›