Dita e Clirimit, PS e LSI te ndara per homazhe

Pervec faktit qe kampet politike festojne ne data te ndryshme Diten e Clirimit te vendit, edhe forcat qe qendrojne "ne te njejtin llogor" jane te ndara ne ceremonite qe mbahen ne nderim per te renet per lirine e Atdheut.
Drejtues te Partise Socialiste dhe te Levizjes Socialiste per Integrim i kane zhvilluar vecmas homazhet ne Varrezat e Deshmoreve.
"Me vjen keq qe nuk ka nje protokoll te unifikuar per keto festa. Ne sot nderojme ata qe rane ne lufte per lirine e vendit, si dhe veteranet e luftes Clirimtare Anti-Fashiste", u shpreh Meta.
Sipas tij, beteja per clirimin e Shqiperise vazhdon, pasi sot lufta per voten ka me shume kuptim.