Topi: Zoti jua lehtësoftë agjërimin!

“Le të jetë ky muaj i madhërishëm, tregues i dëshirës së madhe e fisnike për të kultivuar e evidentuar edhe më shumë vlerat humane, tolerancën e përgjithshme, respektin e ndërsjellë, dashurinë midis njerëzve dhe gatishmërinë për sakrificë për të mirën e shoqërisë!”, shkruan kreu i Shtetit.
“Me agjërimin dhe me përkushtim në pastrimin e shpirtit dhe në forcimin e besimit, të gjithë ju, besimtarë myslimanë, por dhe mbarë kombi shqiptar, do të dini të shfaqni si përherë, ndjenjat e larta të tolerancës, solidaritetit, ndihmës e zemërgjerësisë për njëri-tjetrin, si dhe aftësitë e jashtëzakonshme për të ruajtur pasurinë e paçmuar të bashkëjetesës e harmonisë paqësore fetare, e cila është jo vetëm shembull i përkryer e i rrallë botëror i vlerave shpirtërore dhe njerëzore, por dhe shpresë e besim për të ardhme më të mirë e integrim të shpejtë e të merituar në botën e qytetëruar. Zoti jua lehtësoftë agjërimin dhe ju dhëntë shëndet, forcë e besim për të përmbushur këtë ritual të shenjtë të fesë islame! Ju uroj nga zemra lumturi dhe begati në familjet tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe mbarë kombin shqiptar!”, përfundon mesazhi. /Start/
2012-07-20 11:07