Vlorë, 4 në pranga për vjedhje me dhunë

Fillimisht përfunduan në pranga tre shtetas, ndërsa më vonë u arrestua edhe një i katërt.
Policia bëri me dije se janë arrestuar në flagrancë Fisnik Sejdiraj, 22-vjeç, Albano Runaj, 22-vjeç, Bledi Alushi, 24-vjeç, teksa më vonë u arrestua edhe Klodjan Ballshi, 21-vjeç. Arrestimi i këtyre shtetasve u be pasi dje rreth orës 03.30 në lagjen “15 Tetori” të qytetit të Vlorës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur nën kërcënimin e armëve 3 shtetas, 2 prej të cilëve me banim ne Tiranë dhe një në qytetin e Vlorës.
Mësohet se grabitësit u kanë marrë këtyre të fundit, përkatësisht tre telefona celularë dhe shumën prej 400.000 mijë lekëve. Policia ka bërë të mundur bllokimin e këtyre sendeve të grabitura, në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale për këtë ngjarje do t’i referohen Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale”Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”. /Start/
2012-07-20 10:54