LSI-ja depoziton sot në Komision draftin për votën e emigrantëve
Propozimi i LSI-së: Emigrantët të votojnë me anë të postës
Shaban Sulçe
Propozimi i parë në Komisionin Parlamentar të sapokrijuar për hartimin e Kodit të ri Zgjedhor, do të vijë nga Lëvizja Socialiste për Integrim. LSI-ja pritet që të depozitojë sot në komision draftin e parë, i cili ka të bëjë me garantimin e të drejtës së votës së emigrantëve shqiptarë. Ky draft do të jetë i kompletuar përsa i përket edhe mënyrës së votimit të emigrantëve shqiptarë, procesin e numërimit të këtyre votave si dhe detaje të tjera të rëndësishme në lidhje me këtë çështje. Nga burime pranë LSI-së mësohet se një grup pune ka hartuar dhe ka gati draftin në fjalë, që pritet të prezantohet në Komisionin e posaçëm Parlamentar për hartimin e Kodit të Ri Zgjedhor.
Drafti
Propozimi i parë i këtij drafti lidhet me verifikimin e emigrantëve dhe saktësimin e adresave të tyre, në vendet ku punojnë dhe jetojnë. Sipas LSI-së, ky verifikim mund të realizohet si nëpërmjet ambasadave shqiptare në vendet Perëndimore, ashtu edhe nëpërmjet ngritjes së një grupi pune këtu në Shqipëri. Ky grup pune, mbi bazën e listave të zgjedhësve mund të kontaktojë me familjarët e emigrantëve, për të shënuar më pas adresat e tyre të banimit. Pas këtij procesi, në draft parashikohet dërgimi me postë në adresat e emigrantëve shqiptarë të zarfeve speciale, me fletë votimi po speciale, të cilat nuk mund të kenë asnjë mundësi fotokopjimi. Pasi emigrantët të shprehin vullnetin e tyre në fletën e votimit, ata do ta kthejnë mbrapsht sërish atë, në adresën e tyre të qytetit të lindjes. Pikërisht aty, në komisionet zonale të numërimit të votave, do të numërohen në një procedurë speciale edhe votat e emigrantëve, ku rezultati i tyre do t’i bashkëngjitet rezultatit të përgjithshëm të rajonit.
Haxhinasto
Kryetari i Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI-së, Edmond Haxhinasto, tha se LSI-ja që në vitin 2004 kishte përcaktuar në programin e saj politik përkujdesjen ndaj emigrantëve. Haxhinasto tha gjithashtu se LSI-ja gjithmonë ka kërkuar garantimin e të drejtës së votës së emigrantëve. Ai theksoi se kjo kategori shumë e rëndësishme e shoqërisë shqiptare meriton veprime konkrete, dhe jo demagogji nga politika. “Çështjet tona prioritare dhe kontributet tona kryesore do të jetë propozimi ynë për atë pjesë të legjislacionit, që do të trajtojë, do të konkretizojë dhe do të realizojë të drejtën e votës së emigrantëve, për të votuar në vendet ku ata jetojnë sot. Kjo do të jetë një nga çështjet prioritare të LSI-së dhe që nesër ne do të paraqesim një draft të shkruar me të gjitha propozimet konkrete që do të vijnë nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Lëvizja Socialiste për Integrim, që në programin e saj të parë politik në vitin 2004, e ka përfshirë çështjen e përkujdesjes shtetërore ndaj emigracionit në këtë program, por sidomos realizimin e votës në vendet ku ata janë rezidentë. Ne kemi bindjen se vetëm në rast se emigrantët do të kenë të drejtën e votës, çdo qeveri që do të vijë në Tiranë do të jetë e interesuar të përkujdeset siç duhet, të kryejë detyrimet e saj kushtetuese ndaj 1/3-ës së shqiptarëve. Ata që kanë detyrime të parealizuara ndaj emigranteve, sigurisht nuk duan që ata të votojnë. Pra, emigrantët nuk kanë nevojë më për demagogji por për veprim konkret”, - tha Haxhinasto.
BOX
Meta: “Me rininë do t’i japim dimensionin europian Shqipërisë”
Lideri i LSI-së, Ilir Meta, mori pjesë në Konferencën e Lëvizjes Rinore për Integrim në Njësinë Bashkiake Nr.2 në Tiranë. Gjatë fjalës së tij në këtë takim, Meta u shpreh se LSI-ja e ka rininë prioritet kryesor në angazhimin e saj politik në vend. “Investimi te rinia mbetet investimi kryesor për LSI-në. Dy janë qëllimet e LSI-së në këtë drejtimi; së pari të për të ndryshuar mënyrën e bërjes politikë në Shqipëri, dhe së dyti përmes rritjes së pjesëmarrjes së të rinjve në politik. Dhe ne jemi të bindur, se ne do të fuqizojmë dimensionin europian të Shqipërisë. Nuk mund të japë atë energji thithëse dhe tërheqëse Shqipërisë për në Europë as Sali Berisha dhe as ndonjë tjetër që kërkon të bëjë garë me të për të qenë më autoritar apo më demagog sesa ai. Dhe nuk mundet të shkohet në Europë duke përdorur rinin si fasadë”, - u shpreh Meta.
Ruçi firmos kërkesën e LSI-së për hetimin e trafikut të armëve
Gramoz Ruçi, një prej figurave qendrore të Partisë Socialiste i është bashkuar nismës së LSI për të hetuar qeverinë në lidhje me trafikun e armëve. Kryetari i asamblesë kombëtare të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi mësohet se ka firmosur dje kërkesën e paraqitur nga LSI për krijimin e një komisioni të posaçëm parlamentar, për hetimin e trafikut të armëve në Shqipëri. Sipas burimeve në selinë rozë, firma e Ruçit mund të pasohet edhe nga firma të tjerë të deputetëve socialistë, të cilët priten ti bashkohen nismës së ish-aleatit të tyre të LSI-së. Pas publikimit të fakteve të reja që kishin të bënin me trafikun e armëve në Shqipëri, LSI deklaroi se do të kërkonte ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar në lidhje me këtë çështje. Kjo inciativë u përshëndet dje nga Partia Socialiste. Kryetarja e grupit parlamentar të PS-së Valentina Leskaj tha se PS do ta shqyrtonte këtë kërkesë dhe do të mbështeste çdo hetim që kishte të bënte me trafikun e armëve.
Deputetët e PS-së vizitojnë minatorët grevistë
Grupi i deputetëve të Partisë Socialiste angazhohet se do të ngrejë zërin fort në Kuvend për kërkesat legjitime të minatorëve, të cilët prej 14 ditësh gjenden në grevë urie. Deputetët e Partisë Socialiste, Qemal Minxhozi, Andis Harasani, Alfred Dalipi dhe Shpëtim Idrizi, vizituan dje në mesditë grupin e minatorëve, të cilët kanë zgjedhur të protestojnë në mënyrë ekstreme për shkak të mosplotësimit të kërkesave të tyre nga ana e qeverisë. Pasi dëgjuan kërkesat e tyre, deputetët socialistë premtuan se do të kërkojnë në sallën e Kuvendit që kjo çështje të marrë sa më shpejtë zgjidhje, pasi shurdhëria e qeverisë përballë këtyre kërkesave është e pafalshme. Deputeti i PS-së, Qemal Minxhozi, tha se minatorët kanë qenë iniciatorët e parë të prurjes së demokracisë në Shqipëri, të cilët sot ndihen të zhgënjyer, të tradhtuar dhe të përbuzur. “Është e pafalshme që në ditën e 14-të të grevës së urisë, asnjë qeveritar, asnjë deputet i maxhorancës të mos vijë t’i vizitojë, të bisedojë për të gjetur urat e bashkëpunimit. Faktet flasin vetë, këta njerëz luftojnë, jo për interesin e tyre personal, por për interesin e një mase të gjerë minatorësh, që për dekada me radhë, kanë derdhur djersë, e cila nuk po përfillet”, - deklaroi Minxhozi.
G99-a: “Qeveria të plotësojë kërkesat e minatorëve”
Grupimi politik “G99” ka kërkuar nga qeveria që të mos qëndrojë indiferente, por të plotësojë kërkesat e minatorëve, të cilët prej 14 ditësh janë futur në grevë urie. Aktivisti i G99-s, Genci Kojdheli, tha se është e turpshme indiferenca e shfaqur nga qeveria. “Qeveria shqiptare qëndron cinike dhe tejet e pashqetësuar. Ajo nuk ka ndërmarrë as përçapjen më të vogël për t’u takuar me minatorët dhe për të diskutuar kërkesat që ata kanë, duke injoruar atë grup shqiptarësh të guximshëm që në vitin 1991, me protestat masive dhe grevat e urisë ndihmuan në rrëzimin e sistemit komunist dhe në ndërtimin e këtij shteti që tani po i shpërfill paturpësisht. Është mizore dhe çnjerëzore që këta njerëz që i japin kaq shumë Shqipërisë të mos kenë mundësinë të gëzojnë pensionin për të cilin kanë punuar me vite të tëra. G99-a i bën thirrje qeverisë që të heqë kufjet e shurdhërisë dhe të ulet e të diskutojë me minatorët, duke qenë e sigurt se një marrëveshje është e arritshme dhe e mundshme, dhe se kjo marrëveshje do të evitonte humbje të tjera jetësh, humbje që do t’i shtoheshin bilancit tragjik të jetëve të humbura nëpër galeritë e minierave”, - tha aktivisti i G99-s, Kojdheli.
2 Korrik 2008