Rama-Berishës: Mba premtimet, përmirëso sistemin zgjedhor
TIRANE- Kryesocialisti Edi Rama në një konfererencë për shtyp para mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së apeloi për përmirësimin e sistemit zgjedhor, duke ia kërkuar një gjë të tillë publikisht, kryeministrit Berisha. Rama komentoi se përmirësimi i sistemit zgjedhor është një punë dobiprurëse për vendin.
“Të parit të palës tjetër i kujtoj se më shumë se 100 herë ka deklaruar publikisht se do të pranojë cdo kërkesë që opozita do të bëjë për sistemin. Nuk është as e para dhe as e fundit herë që zotëria gënjen. I bëj sot apel për ta konsideruar përmirësimin e sistemit si një punë dobiprurëse, për vendin shoqërinë e politikën shqiptare. Spikeres së Kuvendit që dje kishte lëshuar një nga hartimet e saj të radhës për shtypin, i them merre shtruar dhe më mirë mos i fut fare hundët në këtë punë. Pas 100 vjetësh pavarësi, pas dy dekadash liri, Shqipëria s’ka asnjë lloj barazie para ligjit dhe gjykatat e saj janë bërë ushqyeset e kulturës së pandëshkueshmërisë””, tha Rama më tej.
Lideri i opozitës deklaroi ndër të tjera, se forca politike që ai drejton nuk do ta harrojë 21 janarin e vitit të kaluar, pa u vënë në vend drejtësia. Rama tha më tej se viktimat e 21 janarit do të nderohen në përvjetorin e tyre, ashtu sic e meritojnë.
“Mos harroni 21 janarin, ne nuk do ta harrojmë kurrë deri sa të vendoset drejtësi”, tha Rama ndërsa i kërkoi organit të akuzës, të mos bjerë pre e presioneve.
“Prokuroria të mos ndalet para kërcënimeve mafoize, por të bëjë detyrën e saj”, tha ai më tej, ndërsa lëshoi një ftesë të hapur për të gjithë shqiptarët që duan të përkujtojnë me lule viktimat e 21-janarit.
Ramu u ndal të komentojë edhe vitin jubilar të përkujtimit të 100-vjetorit të Pavarësisë, ndërsa shprehu se objektivi i forcës politike që ai drejton mbetet
marrja e stuatusit kandidat në BE. Rama nënvizoi më tej se pikërisht ky vit duhet t’i japë fund edhe vjedhjes së zgjedhjeve.
“Është viti i 100 vjetorit të Pavarësië, Objektivi ynë është të bëjmë më të mirën që t'i japim vendit statusin e BE”, tha Rama.
(ma.ar/BalkanWeb)