Topi bllokon emrin e Mal Berishës për në Gjermani
Komisioni parlamentar i Politikës së Jashtme dha dje pëlqimin për dy kandidaturat për ambasadorë, Ferit Hoxhës në OKB dhe të Kujtim Xhanit në dy Koretë e Veriut dhe të Jugut.
BLEDAR HOTI
Seanca e dëgjimit e kthyer në një traditë për komisionin parlamentar të Politikës së Jashtme ka rezultuar pozitive, pasi si maxhoranca dhe opozita kanë dhënë pëlqimin për dy kandidatët e paraqitur, Hoxha dhe Xhani pasi njihen si diplomatë karriere që kanë përfaqësuar shtetin shqiptar në dy periudha qeverisje si socialiste, ashtu edhe kësaj demokrate. Paraqitja e dy emrave të rinj për ambasadorë vjen në një kohë kur presidenti Bamir Topi ka bllokuar dekretimin për ambasador të kandidaturës së paraqitur nga kryeministri për në Gjermani të Mal Berishës.
Opozita jep konsensus
Deputetët e opozitës në mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllura kanë dhënë konsensusin për dy kandidaturat e paraqitura. Madje ata kanë kërkuar që dy kandidatët Hoxha dhe Xhani të mos zgjaten pafundësisht në paraqitjen e detyrës që pritet të marrin, duke i kërkuar që të jenë sa më konkretë në paraqitjen e sfidave si ambasador.
Bllokimi i Mal Berishës
Ndërsa sipas burimeve pranë Presidencës mësohet se kreu i shtetit ka bllokuar kandidaturën për ambasador të Mal Berishës. Në muajin shkurt Berisha u paraqit në seancën dëgjimore që paraqiti komisioni parlamentar i Jashtëm. Në mbledhjen e mbajtur më 11 shkurt, opozita shprehu kontestimet e saja në lidhje me këtë emër të paraqitur. Sipas të majtëve, qeveria në pushtet e teproi me propozimin e kandidaturave politike në vend të diplomateve, duke shkelur hapur edhe ligjin "Për diplomacinë". Por, pavarësisht kundërshtimeve të shumta, shumica e djathtë ishte pro kandidaturës së re, e cila prej 5 muajsh nuk ka arritur të dekretohet nga presidenti Topi.