Trusk i puth dorën Merkel, irritohen polakët
PRAGË- Një fotografi, ku kryeministri polak, Donald Tusk i puth dorën kancelares gjermane, Angela Merkel, gjatë një takimi pune në Këshillin Evropian, ka
irrituar qytetarët polakë, njoftoi sot media çeke.
Shumica e polakëve konsideron se fotografitë në mënyrë të përkryer pasqyrojnë simbolikën e asaj se ku gjendet fuqia e Evropës.
''Edhe pse etika thotë se me përkulje ndaj dorës së femrës, mashkulli vetëm sa e bën puthjen në mënyrë simbolike, ndërkohë që në të vërtetë nuk ka kontakt me lëkurën, polaku i 'nxehtë' nuk i respektoi rregullat shoqërore'', komentojnë polakët.
Në këtë rast shtohet se është plotësisht e papëlqyeshme që Tusk puthi dorën e Merkelit duke treguar me këtë se ajo qëndron në krye të Evropës së shqetësuar. Në media gjithnjë e më shpesh po zë vend ideja se Merkeli dhe presidenti francez, Nikolas Sarkozy vendosin për fatet e Bashkimit Evropian.
(ma.ar/mia/BalkanWeb)