Topi dekoron vjehrrin e Berishës
Sportisti Rexhep Ramaj, i njohur ndryshe edhe si pionieri i sportit shqiptar, është dekoruar nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, me titullin "Mjeshtër i Madh" (pas vdekjes). Ceremonia u organizua të shtunën në ambientet e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ku të pranishëm ishin e bija e tij, znj. Liri Berisha, ministri Ylli Pango, figura të sportit, si edhe të afërm të familjes. Presidenti i Republikës, Bamir Topi, nuk ka marrë pjesë personalisht në këtë ceremoni, por dekorata është dorëzuar në emër të tij nga drejtori i kabinetit, Dashamir Xhaxhiu dhe këshilltari për Shëndetësinë, Maksim Cikuli, djalit të Rexhep Ramajt, Agimi. I emocionuar për nderin që po i bëhej të atit, ai tha: "Në emër të familjes sime, dëshiroj të falënderoj Presidentin Topi dhe ministrin Pango për këtë vlerësim. Me anë të kësaj dekorate, vlerësohen vlerat dhe kontributi i babait tim".
Në ceremoni nuk ka munguar as një dokumentar për jetën dhe veprimtarinë e Rexhep Ramajt, i cili ka ndërruar jetë përpara dy viteve. I lindur në vitin 1920, në Martinaj, të Plavë-Gucisë, ai ka lënë gjurmë jo vetëm në jetën sportive të Tiranës, por edhe të të gjithë Shqipërisë. Profesori, i shkolluar në Akademinë Ushtarake të Milanos dhe njohës i katër gjuhëve të huaja, ka vënë në dispozicion të vendit dhe bashkëkombësve të tij dijet dhe informacionin shkencor që zotëronte për sportin. Kontributi i tij ka filluar që prej vitit të largët 1945, menjëherë pas çlirimit të Shqipërisë: edhe pse gjendja ishte e rëndë dhe pakkush mendonte për sportin, Rexhep Ramaj ndihmoi në krijimin e tre disiplinave (basketboll, skermë dhe boks), duke e bazuar punën e tij te të rinjtë e brigadave partizane. Për një dekadë (nga viti 1946 deri në vitin 1956), ai punoi si trajner i Tiranës, në basketboll për femra: një periudhë e artë për klubin bardheblu, që u shpall për dhjetë vjet radhazi kampion, pa humbur asnjë ndeshje. Për t‘u theksuar është fakti se në vitin 1946, ai ndihmoi edhe në krijimin e klubit sportiv "Partizani". Më tej karriera sportive e Ramajt ka vazhduar si gjyqtar dhe kryegjyqtar në aktivitete të ndryshme sportive. Ai ka qenë i pari nga "xhaketat e zeza" shqiptare që ka marrë titullin gjyqtar ndërkombëtar në basketboll dhe qitje. Rexhep Ramaj ka qenë sekretar i Federatës në Komitetin Shtetëror të Kulturës Fizike e Sporteve, për Sportet e Rënda dhe Qitjen, shef i katedrës së edukimit fizik në shkollën e mesme Ekonomike, nxitës e promovues i krijimit të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të këtij organizmi për vite me radhë. Në vazhdim, për tre mandate radhazi, ka qëndruar në postin e presidentit të Federatës së Qitjes. Përpara titullit "Mjeshtër i Madh", Rexhep Ramaj është nderuar me titullin "Mësues i Popullit" dhe me "Urdhrin Olimpik". Ndërkohë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka vendosur që poligoni i qitjes së klubit "Studenti" të mbajë emrin e tij.