Perëndimi i Frojdit, fitorja e ilaçeve
Në Amerikë ilaçet kanë "rrëzuar nga pushteti" fjalët. Amerikanët e kanë më të thjeshtë t‘u drejtohen ilaçeve, se sa psikoanalistëve. Kjo tendencë është dokumentuar nga revista "Archives of General Psychiatry", e cila ka publikuar të dhëna mjaft interesante: kurat mjekësore-psikologjike, që përdoren në 29 për qind të rasteve, bazohen në terapinë e fjalës, ndërkohë që 10 vite më parë kjo përqindje ishte rreth 44%. Në fakt, kohët e fundit numri i psikiatërve të specializuar në terapitë farmakologjike është rritur ndjeshëm, ndërsa numri i atyre që përdorin psikoterapinë është zvogëluar në maksimum. Këtë e tregon edhe grafiku që mbulon një periudhë të gjatë kohore nga viti 1996 deri në 2005-ën: nëse para disa vitesh një psikiatër zgjidhte në 19 për qind të rasteve psikoterapinë për të gjithë pacientët, tani gjërat kanë ndryshuar. Kjo përqindje është ulur në 10.8, thuajse përgjysmë.
Arsyet e zhvillimit të kësaj tendence janë të shumta, por kryesorja mbeten paratë.
"Nëse je i pasur dhe jeton në Manhatan, është më e thjeshtë t‘i kapërcesh traumat, sepse fare thjesht mund shkon në studion e një psikoanalisti". Paratë "të shpjegojnë" shumë gjëra, por jo gjithçka. Në dhjetëvjeçarin e fundit, të rinjve u pëlqen që problemet e shumta që u sjell jeta t‘i zgjidhin përmes antidepresivëve, të cilët ofrohen nga kompani të mëdha farmaceutike. Të rinj që kanë probleme me punën, që duan të realizojnë projekte të rëndësishme për jetën, të martohen apo të bëjnë fëmijë, por edhe adoleshentë problematikë ose fëmijë që nuk ecin mirë në shkollë, janë këto identikitet e atyre që gjithmonë e më shumë po krijojnë varësi ndaj këtyre barërave. Nga fëmijëria deri në pjekuri, amerikanët i shohin ilaçet si një mjet shërimi vendimtar. "Ndodh shpesh që mësueset e ciklit fillor t‘i thërrasit prindërit në shkollë për t‘u sugjeruar përdorimin e ilaçeve të cilat janë për fëmijët hiperaktivë", shpjegon një psikoanalist amerikan. Psikiatrit dhe psikologët shpjegojnë se kjo dukuri është e lidhur me shumë faktorë kompleksë. "Dikur antidepresivët jepeshin vetëm kur flitej për një rast akut, ndërsa sot ato këshillohen për gjithçka, që nga ankthi, te problemet me ushqimin, sjelljen apo te strategjitë për të lënë duhanin. Sipas psikoanalistëve, ilaçet u japin kënaqësi të gjithë njerëzve. "Edhe në Evropë është përhapur filozofia e pirjes së ilaçeve. Nëse ke një problem të cilit nuk mund t‘i japësh zgjidhje, atëherë drejtoju pilulës Dms. Tashmë, mes psikoterapisë dhe ilaçeve nuk ka më kundërshtime, ashtu siç mund të ndodhte kohë më parë. Në disa raste, lidhja mes ilaçeve dhe fjalëve është ajo që funksionon më mirë. Por problemi ndryshon nëse ajo që të shtyn drejt përdorimit të ilaçeve nuk është sindroma e pacientit, por shërbimet e ndryshme publike. Melankolikë, depresivë apo viktima të një sjelljeje, shumë shpesh të rinjtë drejtohen te mjeku i familjes, i cili duke mos qenë ekspert në këtë fushë u këshillon ilaçe të kësaj kategorie pa marrë parasysh rrezikun që mund të shfaqin. Është e vërtetë, shpjegojnë psikiatrit, që për të kuruar një njeri që vuan nga shqetësime mendore, duhen ndërhyrje serioze, por më parë veprohet me rrugë të tjera, shqyrtohet situata në tërësi dhe pastaj hartohet një strategji veprimi. Ato që e rëndojnë më shumë situatën janë si koha, ashtu edhe doza që përdorin të rinjtë. Zakonisht, një kurë me antidepresivë kërkon të paktën 20 ditë dhe ka efekte të kënaqshme nëse zgjat për disa muaj.
Depresioni
Rreth 70 për qind e njerëzve që vuajnë nga shqetësimet mendore nuk marrin kurat e nevojshme. 5-9 për qind e popullsisë amerikane vuan nga depresioni i formës së rëndë, 3 për qind nga depresioni i shkallës së fundit dhe rreth 13 për qind nga shqetësime të vogla mendore. Fenomeni është kudo njëlloj. Pasojat janë të rënda, edhe pse depresioni rrit rrezikun e vetëvrasjeve, aksidenteve, sëmundjeve kardiovaskulare dhe iktusit. Por më shqetësuese është se pjesa më e madhe e pacientëve kërkojnë ndihmë nga mjekët e familjes, të cilët duke mos e ditur diagnozën e qartë, u japin antidepresivë. Por përmirësimi i shëndetit mendor mund të arrihet vetëm nëse shikohet me kujdes që terapia çon në përmirësimin e gjendjes apo që pacienti duhet të trajtohet në klinika të specializuara psikiatrike. Studimet e OBSH-së, në 37 raporte ndërkombëtare, tregojnë se 56 për qind e personave që vuajnë nga depresioni nuk janë diagnostikuar dhe nuk marrin asnjë mjekim.