Kënaqësia që arrin të ndalë kohën
Cilësi dhe shije, por mbi të gjitha shpejtësi. Natyrisht e gjitha në një filxhan të vogël. Ky është sekreti i një ekspresi të mirë, sinonimi i një kënaqësie të shkurtër në kohë, por shumë të madhe në përmasa. Krijuar posaçërisht për t‘i kushtuar një kohë sa më të shkurtër dhe dëshirë për ta pirë fluturimthi, por sigurisht për ta shijuar mes miqve. Sepse vetëm kështu mund të themi që nuk i mungon asgjë. Pavarësisht cilësisë, është e pandryshueshme dëshira që në praninë e saj të shkëmbesh ide, opinione, informacione, gossip, apo refleksione, thuajse për gjithçka që të mundon, sepse një ekspres vetëm nuk mund të krahasohet kurrë me atë nën shoqërinë e miqve. Ndoshta, për këtë arsye koha më e mirë dhe vendi më i përshtatshëm për ta shijuar atë është bari. Është ai vendi më i rëndësishëm i takimit në këtë jetë me ritme të "çmendura", është ai vendi ku koha e shkurtër për ta pirë ka shumë vlerë, njëlloj si ekspresi. Me pak fjalë, të dyja së bashku janë një binom i pandashëm. Ajo e thyen monotoninë tonë gjatë ditës, duke i dhënë më shumë ritëm, njëlloj si një muzikë ku pushimet janë të domosdoshme për notat. Pushimi për një kafe, i njohur në gjithë botën si "coffee break", është pikërisht momenti që na kthen humorin në vetvete, që na bën ta shohim botën me sy tjetër. Na qetëson trupin dhe mendjen. Në këtë kuptim, historia e të pirit të një kafeje në bar, në shumë vende është pashmangshmërisht e lidhur me fatin e saj. Ekziston një lidhje e ngushtë mes një ritmi jetese gjithmonë e më të shpejtë dhe virtyteve të kafesë. Kafenetë e para lindën në Evropë në shekullin XVI dhe ishin lokale ku njerëzit mblidheshin për të shijuar aromën e saj teksa bluhej, për të biseduar, por edhe për t‘u marrë me biznes, për të parë konkurrencën, që sot do të përkthej për të perfeksionuar marrëdhëniet mes njerëzve. Nëse kafeja ka qenë emblemë e lindjes së epokës moderne, bari është simboli i triumfit të modernitetit. Gjithçka lindi nga përshpejtimi i rimeve të jetesës në kohën e revolucioneve dhe nga nevoja për të bashkërenduar kohën e prodhimit të konsumit e marrëdhënieve sociale. Në Londrën e mesit të viteve 1900 konsumoheshin rreth 500 mijë kafe në ditë. Një shifër vërtet befasuese kjo, sidomos kur bëhet fjalë për ato vite. E nëse qendra ideale e "coffee house" ishte salloni, tani është banaku qendra ideale e barit, vendi ku mbështetesh, gëlltit me një frymë filxhanin e vogël dhe largohesh nxitimthi. Konsum i shpejtë, njëlloj si bisedat, teksa qëndrojmë në këmbë. Një mënyrë e mirë për t‘u ofruar gjithmonë klientëve një vend ku nuk mund të rrinë më shumë se pesë minuta. Vend familjar, por mbi të gjitha vendi i takimeve të reja. Bari, qoftë ai poshtë shtëpisë, qoftë ai i ndonjë aeroporti ndërkombëtar, është qoshja ku mund të ulesh e konsumosh gjithçka, edhe pse është mirë të ulesh tek ai që bën ekspresin më të mirë.
Jeta e shpejtë mbi banakët e lokaleve
Për të, kënaqësia nuk mund të matet vetëm me disa gllënjka, edhe pse koha që na duhet t‘i kushtojmë është vërtet ekspres, njëlloj si emri. Konsumojmë me të vërtetë shumë, rreth 6 kilogramë për person në vit, nga e cila 70 për qind jashtë shtëpisë. Një kafe ekspres në bar, në fakt, është një takim nga i cili nuk mund të heqim dorë, një takim që na çlodh pas një dite të lodhshme pune. Mund të pimë një, dy, tre, ndoshta edhe më shumë, dhe pse e dimë se rrezikojmë një natë pa gjumë (përveç atyre që nuk u bën gjë kafeina dhe janë mësuar të pinë gjithmonë kafe para gjumit). Megjithatë, pavarësisht këtij zakoni, të pish kafe të një cilësie të mirë është gjithmonë e më e vështirë. Sepse të nxitur nga koha e pakët që kemi në dispozicion, kemi hequr dorë nga kërkesa që i bëjmë banakierit: "Na bëj një kafe të mirë të lutem", shprehje që e kemi zëvendësuar vetëm me fjalët, një kafe e shkurtër, e gjatë, makiato me qumësht të ftohtë, apo dopio në një filxhan çaji. Janë të paktë ata që shkojë atje ku kafeja është më e mirë dhe cilësia është ajo e duhura. Jo rastësisht, firmat më të mëdha të kafesë po ndryshojnë gjithmonë e më shumë ofertën për t‘iu përshtatur shijeve të konsumatorëve të rinj. Pothuajse te të gjitha shoqëritë e mëdha ndërkombëtare, e para mes të cilave "Starbucs", ekspresit i shton karamele, çokollatë, kremra të aromatizuar apo suko. Dikush e pi se i shijon, të tjerë thonë se kanë nevojë për të dalë nga gjendja e përgjumur, ndërsa disave "se ua kërkon organizmi". Por jo vetëm kaq. Një pjesë thonë se "droga e mëngjesit" i bën të ndihen të çlodhur, të përtëritur dhe u kthen humorin. E dinë të gjithë se të dhënat e fundit nga kërkimet shkencore lënë të kuptohet se "pija e zezë", që kokërr pas kokrre ka qenë objekt studimi nga dietologët, infeksionistët dhe kardiologët, ka treguar se vetitë e saj të mrekullueshme përmirësojnë gjendjen shpirtërore dhe ndihmon në përmirësimin e shëndetit fizik. Tani jemi të bindur se pirja e saj çdo ditë ndikon ndjeshëm në pakësimin e rrezikut të prekjes nga sëmundja e Parkinsonit, kancerit në mëlçi, gurëve në tëmth dhe veçanërisht redukton me 30 për qind rrezikun e prekjes nga diabeti. Ajo ndihmon tretjen, mban zemrën në formë të mirë dhe nga aroma e saj çlirohen substanca kimike me një fuqi të madhe antioksiduese. Kështu, pija e zezë, "mbreti" pas çdo pauze në punë dhe daljeje me miqtë, duket se po jeton në shkallë ndërkombëtare një imazh tjetër nga ajo që të gjithë kishin menduar më parë. "Kafeja është e domosdoshme, sidomos për ata që kërkojnë të kursejnë kohën më shumë se sa shëndetin", kështu thoshte shumë vite më parë, Line, babai i shkencave natyrore në lidhje me "kokrrat magjike", i cili sapo kishte ardhur në Evropë nga Lindja. Në botën arabe, duke nisur që nga antikiteti, kafeja ishte një substancë e shenjtë, pikërisht sepse cilësohej si "ilaçi" që i bënte njerëzit më të kthjellët, më dinamikë dhe më të përqendruar. Në të vërtetë, shkencëtari i madh suedez dhe njëkohësisht intelektuali i parë evropian ishte i pari në botë që "besoi" te vetitë e mrekullueshme të kafesë. Në fakt, Line-ut nuk iu desh shumë për ta vërtetuar këtë. Në vitet 1600 u vu re një rritje e madhe e prodhimit, kjo falë edhe skllevërve afrikanë të depërtuar në Amerikën Latine për të punuar nëpër plantacione. Në këtë kohë kafeja u shpërnda në mënyrë masive në Evropë. Kështu raporti mes kafesë dhe punës u bë një konstante e pandryshueshme në historinë e saj qindravjeçare. Siç do të thoshte edhe në fund të viteve 1700 Benjamin Franklin, kafeja mban zgjuar punëtorët, i ndihmon ata të punojnë më shumë, duke u bërë kështu një faktor i rëndësishëm në fushën e biznesit. Të detyruar nga koha, evropianët kanë hequr dorë nga cilësi, sepse kompani të mëdha ndërkombëtare modifikojnë përzierjet për të krijuar shije të reja. Megjithatë vazhdojmë ende të konsumojnë rreth gjashtë kilogramë kafe për person në vit.
7 gramë
Sasia e kafesë, ideale për të përgatitur një ekspres
70 milionë
Filxhanët që konsumohen çdo ditë jashtë shtëpisë
11.2
"Adhuruesit" më të mëdhenj të kafes në Evropë janë finlandezët, me një konsum për person 11.2 kilogramë në vit
Konsumi
Mesatarisht është zbuluar se burrat pinë më shumë kafe se gratë në ditë: rreth 1,7 filxhanë kundrejt 1,5 të grave
Brazili
Është vendi kryesor në botë për sa i përket prodhimit. Me anë të saj mbulohet një e treta e gjithë tregut botëror. Kultivimi i kafes në këtë vend ka nisur që në vitin 1729
Zakoni
Pothuajse në gjithë botën pija e zezë është "mbreti" pas çdo pushimi në punë dhe daljeje me miqtë. Është një zakon i vjetër
1687
Është viti kur u hap e para kafene në botë. Ajo quhej "LLoyd‘s Coffee House" dhe u çel në një nga lagjet e famshme të Londrës
E shkurtër
Për të bërë një ekspres të mirë, shtatë gramë kafe janë të mjaftueshme. Në shumë vende përdoret fjala "një kafe e shkurtër"
Makiato
Ka si element bazë kafen dhe qumështin, si të ftohtë, ashtu edhe të ngrohtë. Bashkimi mes kafeinës dhe yndyrës së qumështit shpesh cilësohet si i dëmshëm për mëlçinë
E gjatë
Është më e pëlqyera për të gjithë ata që janë të çmendur pas kafesë. Përmban shumë kafeinë dhe nuk duhet konsumuar asnjëherë para gjumit
Pa kafeinë
Nuk përmban më shumë se 0.1 për qind kafeinë dhe konsumohet më tepër nga personat e ndjeshëm ndaj kafeinës. Nuk rekomandohet për ata që vuajnë nga stomaku
Filxhanët
Në botë konsumohen 790 miliardë filxhanë kafeje në vit