Lufta e ftohtë OMONIA - PBDNJ
Një luftë e ftohtë ka filluar ditët e fundit midis OMONIA-s dhe PBDNJ-së, me propozimin, e më pas shkarkimin e ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale, Kosta Barka. OMONIA ka qenë pika e dobët e paraardhësit të Vangjel Dules, Vasil Melo. Ky i fundit e humbi drejtimin e PBDNJ-së pikërisht kur humbi kontrollin e OMONIA-s, të cilën e kishte Vangjel Dule, i cili u bë kryetar i partisë, duke qenë dhe kryetar i organizatës. Qëkur Dule dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të OMONIA-s, para katër vjetësh, ai ka ardhur duke e humbur gradualisht kontrollin mbi të. Ai e konsideroi shkarkimin e njeriut të tij në OMONIA, Andrea Marto, nga detyra e sekretarit të Përgjithshëm të ministrisë, si një revansh të kundërshtarëve të tij në OMONIA, që synonin t‘i merrnin drejtimin e partisë.
Nëse do të bëja një krahasim, do të thosha se Kosta Barka e provokoi Dulen, ashtu si Sakashvili Putinin dhe Medvedevin. Dhe Dule reagoi pikërisht si Putini dhe Medvedevi. Nuk mund të thuhet se Barka, ose më saktë ata që e nxitën atë të shkarkojë Marton, nuk e prisnin reagimin e Dules, ashtu siç Sakashvili e priste reagimin e Putinit dhe Medvedevit pas ndërhyrjes së Gjeorgjisë në Oseti. Sakashvili u nxit ta bënte këtë veprim nga qendra jashtë Gjeorgjisë, në mënyrë që Moska të dilte me imazhin e kohës së Luftës së Ftohtë, gjë që i duhet Uashingtonit për të kontrolluar Perëndimin e përçarë, duke i treguar "ariun" rus.
Edhe veprimi i ashpër i "të butit" Vangjel Dule, shkarkimi i ministrit Barka, u duhej atyre që nxitën Barkën të bëjë këtë provë force me Dulen, në mënyrë që ta paraqesin Dulen si ai që ka shkaktuar konflikte në minoritetin grek. Kreu i PBDNJ-së ka treguar kujdes të madh që të krijojë për veten ikonën e një njeriu jokonfliktual, të moderuar, të prirur për marrëveshje, të njeriut që është në gjendje të bashkojë minoritetin grek politikisht. Pikërisht këtë ikonë kishte krijuar për veten paraardhësi i tij, Vasil Melo. Fati politik i të cilit u vendos kur atij iu cenua imazhi prej njeriu jokonfliktual, gjatë përplasjes që pati me një grup në parti, dhe me OMONIA-n, e pas të cilëve qëndronte Dule.
Dule diti shumë mirë ta drejtonte fushatën kundër Melos, pa dalë vetë në vijën e parë dhe pa u paraqitur si alternativë e moderuar dhe pajtuese në krahasim me Melon. Dhe atëherë kjo funksionoi.
Tani Dule ka rënë në kurthin që ai i ngriti vetë të ndjerit Melo. Njeriu që e nxiti Barkën në këtë lojë dhe që llogarit të përfitojë prej saj, ende nuk është shfaqur. Një gjë është e sigurt. Plani që u realizua ishte të krijohej një konflikt mes kryetarit të PBDNJ-së dhe OMONIA-s. Heshtja e kryetarit të përkohshëm të organizatës, Vasil Bollano, nuk mund të jetë ngushëllim për Dulen. Bollanos i ka mbaruar mandati i përkohshëm gjashtëmujor në gusht, kështu që në shtator, kur ndodhi incidenti, ai ishte pa mandat. Prandaj, më shumë legjitimitet ka Jani Jani, ish-kryetari i OMONIA-s, i cili ka qenë i zgjedhur rregullisht nga forumet e organizatës, se sa Bollano, i cili realisht nuk ka mandat. Heshtja e Bollanos nuk mund të zhvlerësojë akuzat që i bëri OMONIA Dules për shkarkimin e ministrit Barka. Reagimet tregojnë qartë se Bollano nuk e ka organizatën nën kontroll. Sipas vetë statutit të organizatës, heshtja e Bollanos nuk mund merret si pajtim me Dulen, por si frikë për të ardhmen e tij në OMONIA, para zgjedhjeve të shtyra të kësaj organizate. Nuk përjashtohet mundësia që Bollano të dojë të përfitojë nga konflikti ku ka hyrë Dule, për të marrë edhe kontrollin e PBDNJ-së.
Dule do të ballafaqohet me rivalët e tij në zgjedhjet e ardhshme të OMONIA-s. Nëse nga këto zgjedhje do të dalë një lidership i organizatës, si raportet e dikurshme Dule-Melo, atëherë kryetari aktual i partisë do ta humbë postin. Dule pritet të bëjë gjithçka që drejtimin e OMONIA-s ta marrë një njeriu i tij. Nuk dihet me saktësi sa në Athinë e kanë të qartë se brenda lidershipit të minoritetit grek po zhvillohet një luftë e re për dominim, si ajo e disa viteve më parë, mes Dules e Melos. Duket se të dyja palët rivale kanë atje, në një masë ose në një tjetër, mbështetësit e tyre. Shtyrja e zgjedhjeve në OMONIA vetëm sa e ka shtyrë këtë betejë.
Për Dulen gjithçka po ndodh si në një "deja vu" të frikshme që risjell betejën e tij me Melon. PBDNJ gjendet para zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm. Kur Dule kishte filluar betejën me Melon vite më parë, duke përdorur si "kalë lufte" OMONIA-n, ai e përdori kundër Melos dështimin e PBDNJ-së në zgjedhjet e vitit 2001, ku partia arriti të hyjë në Parlament vetëm në sajë të skemës së "Dushkut". Atëherë PBDNJ mori tre deputetë, gjë që sot duket si një ëndërr e bukur për Dulen. Rezultati i PBDNJ-së në zgjedhjet e ardhshme duket se do të jetë i tillë, që do të përbëjë një "armë" të mirë për kundërshtarët e Dules, për ta asgjësuar politikisht këtë të fundit. Prandaj, Dule i trembet OMONIA-s, e cila nuk është nën kontrollin e tij. Atij i pëlqen shumë slogani që vjen sot nga Athina zyrtare, që të gjithë minoritarët të bashkohen rreth OMONIA-s. Me një ndryshim: nën udhëheqjen e Vangjel Dules.
Minoriteti grek po e ndjek me ftohtësi luftën e ftohtë që po zhvillohet sot mes PBDNJ-së, të kontrolluar nga Dule, dhe OMONIA-s, e cila i ka dalë atij nga kontrolli dhe ai kërkon ta rimarrë nën kontroll. Fakti që PBDNJ-ja nuk e përfaqëson politikisht minoritetin grek, madje pa arritur të marrë vota as në Dropull, fakti që OMONIA nuk arrin të bëjë dot as zgjedhjet e veta sipas statutit, tregon qartë se ata që kërkojnë të flasin në emër të minoritetit grek, nuk pranohen prej këtij të fundit. E pikërisht këtë duhet ta kuptojnë ata që i presin këta njerëz në zyrat qeveritare në Athinë.