Shpërthen kamioni: vriten 7 ushtarë rusë
Shtatë ushtarë rusë kanë
humbur jetën dje si
pasojë e një shpërthimi në
Osetinë e Jugut. Ngjarja ka
ndodhur kur një makinë e
mbushur me eksploziv ka
shpërthyer në afërsi të një
baze ushtarake në
kryeqytetin e rajonit, Tskhinvali.
Veç tyre edhe 7 ushtarë
të tjerë janë plagosur.
Kjo ngjarje i ka rindezur tensionet
disi të fashitura mes
forcave ruse dhe atyre
gjeorgjiane në këtë rajon
shumë delikat. Sipas një
deklarate të qeverisë osete,
trupat ruse ia kishin konfiskuar
gjeorgjianëve makinën
që shpërtheu, pasi
kishin gjetur të fshehur në
të armë.
Autoritetet osete fajësuan
Gjeorgjinë për një ngjarje të
tillë, ndërkohë që agjencia
ruse, Itartass, u shpreh se
ky ishte një sulm që synonte
trembjen dhe panikun e
trupave ruse në Oseti.
humbur jetën dje si
pasojë e një shpërthimi në
Osetinë e Jugut. Ngjarja ka
ndodhur kur një makinë e
mbushur me eksploziv ka
shpërthyer në afërsi të një
baze ushtarake në
kryeqytetin e rajonit, Tskhinvali.
Veç tyre edhe 7 ushtarë
të tjerë janë plagosur.
Kjo ngjarje i ka rindezur tensionet
disi të fashitura mes
forcave ruse dhe atyre
gjeorgjiane në këtë rajon
shumë delikat. Sipas një
deklarate të qeverisë osete,
trupat ruse ia kishin konfiskuar
gjeorgjianëve makinën
që shpërtheu, pasi
kishin gjetur të fshehur në
të armë.
Autoritetet osete fajësuan
Gjeorgjinë për një ngjarje të
tillë, ndërkohë që agjencia
ruse, Itartass, u shpreh se
ky ishte një sulm që synonte
trembjen dhe panikun e
trupave ruse në Oseti.