Topi dekreton ligjin për Gjykatën Administrative

Presidenti Bamir Topi
TIRANE- Kreu i shtetit, Bamir Topi ka dekretuar sot disa ligje te miratuar ne Kuvendin e Shqiperise, mes te cileve ate per Gjykaten Administrative dhe ligjin per bashkepunim me EULEX-in per hetimin e trafikut te organeve, pas raportit akuze te Dick Marty.
Ne faqen e presidences jane publikuar ne mesdite dekretet e miratuar, pas te cileve u hapet rruge zbatueshmeria e ligjeve ne fjale.
Me dekret te posacem Topi ka firmosur “Shpalljen e ligjit nr. 49/2012 Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative. Ligj qe arriti te kaloje me konsensus ne Kuvendin e Shqiperise, pak pas marreveshjes se lidhur mes opozites dhe pozites.
Nje tjeter dekret i miratuar nga Topi eshte edhe ai per Shpalljen e ligjit nr. 50/2012 Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 1, datë 30.3.2012, të Këshillit të Ministrave Për një ndryshim në ligjin nr. 10 418, datë 21.4.2011 Për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor, të ndryshuar.