Topi dekreton ligjin për Prokuorinë
>Presidenti Topi dekreton ligjin Për Prokurorinë që u votua në Kuvendin e Shqipërisë më 29 Dhjetor. Kreu i shtetit në mbështetje të neneve 84, pika 1 dhe 93 të Kushtetutës, dekretoi shpalljen e ligjit nr. 10 051, datë 29.12.2008 Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8737, datë 12.02.2001 Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë.
Ky ligj u kundërshtua ashpër nga grupet e interesit, por u votua me konsensusin e dy partive më të mëdha politike në vend. Kuvendi e miratoi këtë ligj me një shumicë absolute votash prej 116 kartonë jeshil të deputetëve, ku vetëm 2 votuan kundër, ndërsa 4 preferuan të mos japim vendim si dhe një deputet nuk mori pjesë. Kryeprokurorja Ina Rama, i ka kundërshtuar në disa pika draftin e paraqitur nga Ministria e Drejtësisë, draft i cili kaloi pa vështirësi. Sipas Prokurorisë, ligji cenon pavarësinë e organit të akuzës.