Topi: Me Berishën u ftoha në 2008-ën

I ftuar në emisionin “Tonight” në televizionin “Ora News”, Kreu i Shtetit komentoi ndër të tjera edhe marrëdhëniet e tij me kreun e PD-së. “Unë kam vlerësim për të gjithë kolegët e mi, pavarësisht se si vijnë rrjedhat dhe konjukurat politike. I takon gjithsecilit të bëjë një kontroll për veten e tij, për mënyrën e sjelljes dhe komunikimit”, tha Topi.
Presidenti shtoi: “Vazhdimisht ka pasur një komunikim institucional dhe asnjëherë nuk kam menduar të gjej se ku është pika e thyerjes me Berishën. Por mesa duket periudha e ndryshimeve kushtetuese në vitin 2008 është momenti kur filloi kjo situatë”.
“Përfaqësuesit e maxhorancës dhe opozitës bënë ndryshimet kushtetuese pa u konsultuar në asnjë moment me Kryetarin e Shtetit. Është e drejta e grupeve parlamentare të bëjnë ndryshimet kushtetuese, por ishte një detyrim që vinte nga pozicioni im kushtetues që këto ndryshime të konsultoheshin. Ndryshimet kushtetuese sollën edhe një sulm të drejtpërdrejtë të kompetencave të Presidentit, aq sa u diskutua edhe kundërreagimi ndaj dekreteve të tij”, sqaroi Topi.
Sipas tij, në sajë të ndryshimeve kushtetuese, vendimmarrjet politike kanë ardhur duke u përqendruar në një vendimmarrje individuale të kryetarit të partisë.
/Start/E.B/
2011-12-23 23:44