E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfaqësues të LRI, takime në çdo lagje me të rinjtë e Beratit

Tashmë shtrirja e LRI-së tek pjesa më dërrmuese të të rinjve që e mbështesin është një fakt që nga dita në ditë forcohet më shumë. Shumë të rinj thonë se gjejnë veten në këtë forum për faktin e hapësirave dhe organizim për zgjidhje të shumë problemeve që kanë të rinjtë e qytetit të Beratit. Në vazhdën e takimeve LRI ka zhvilluar takim me të rinjtë e lagjes Jani Vruho në qytetin e Beratit. Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë kandidatët për deputet të LSI-së Gledion Rehovica, Tomorr Kapllani si dhe përfaqësues i degës së LSI-së për rrethin e Beratit Lonik Cuedari. Gjatë takimit Kandidati Gledion Rehovica iu ka prezantuar të rinjve alternativat që LSI i ka ndërmarrë në zgjidhje të problemeve të të rinjve, ku përfshihet arsimi, punësime si fusha të tjera social ekonomike që shqetësojnë këtë kategori. Ndërsa  kandidati Tomorr Kapllani iu ka siguruar të rinjve mbështetjen që do të jap me fakte LSI-I tek të rinjtë që janë forca më e madhe dhe aktive për të çuar para vendin. Kryetari I LRI-së për rrethin Berat Renald Frashëri ka prezantuar para të rinjve programin e Lëvizja Rinore për Integrim duke cituar se shtyllat kryesore ku do të mbështeten për ecuri normale të të rinjve janë arsimi ku përfshihet sistemi i maturës shtetërore, punësimi si dhe ngritjen e qendrave kulturore për të rinjtë e qytetit të Beratit që aktualisht janë inegzistente.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›