Rama- Kom. Egjiptian: I patolerueshëm taksimi i votës
Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka qenë dje pranë komunitetit egjiptian që jeton në bregun e lumit në periferi të kryeqytetit. Mes pohimeve të qytetarëve për pamundësi jetese dhe kushte të vështira ekonomike, kreu i PS u përball edhe me ankesat e tyre për tu pajisur me karta identiteti. Rama u shpreh se është e patolerueshme që të taksohet një e drejtë kushtetuese, siç është e drejta e votës.
Të gjithë duhet ti marrin kartat për të votuar, në mënyrë që një e drejtë themelore e njeriut, që është në kushtetutë, qofshin gra apo burra, romë apo egjiptianë, në fshat e në qytet , nuk mundet dot të shitet dhe nuk mundet dot të blihet. Është një e drejtë që duhet ta ketë secili dhe që ne do të luftojmë deri në fund, që të garantohet për secilin, në mënyrë që çdo njeri të bëjë zgjedhjen e tij, theksoi Rama. Duke marrë shkas nga dita ndërkombëtare e romëve, një tjetër shtresë në nevojë, Rama tha se nuk duhet pritur për një ditë ndërkombëtare për këto komunitete , për tu premtuar lehtësira punësimi dhe shkollimi, por qeveria duhet të jetë çdo ditë pranë tyre me politikën sociale.