E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi dënon dhunën ndaj Bazes, kërkon zbardhjen e ngjarjes

Presidenti i Republikës, reagon për dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Mero Baze. "Presidenti Topi dënon me ashpërsi aktin vandal dhe dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Mero Baze duke kërkuar nga të gjitha organet e shtetit të zbardhin pa vonesë ngjarjen dhe të venë përpara drejtësisë autorët e vërtetë. Në një deklaratë në faqen e presidencës, thuhet se "Kreu i shtetit u bën thirrje të gjithë aktorëve politikë në Shqipëri që të analizojnë me shqetësim këtë akt duke u angazhuar realisht, dhe jo vetëm nëpërmjet deklaratave, në krijimin dhe garantimin e lirisë dhe pavarësisë së medias"."Dhunimi dhe presioni i drejtpërdrejtë apo i tërthortë ndaj medias dhe gazetarëve shqiptarëve është një kthim mbrapa në demokracinë që të gjithë dëshirojmë të ndërtojmë", theksohet në deklaratën e Topit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›