E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA: Shqipëria, shembull për tolerancën fetare



Ambasada amerikane bëri dje publik raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për liritë fetare në botë. Shqipëria në raport vlerësohet për harmoninë dhe tolerancën fetare, duke u nënvizuar si shembull i bashkëjetesës jo vetëm në rajon. Publikimin e këtij raporti ambasadori amerikan në Tiranë, John Withers, e shoqëroi dhe me një pritje të posaçme në rezidencën amerikane në Tiranë, ku ishin të pranishëm përfaqësues të komuniteteve fetare në vend, anëtarë të kabinetit qeveritar, politikanë, analistë, gazetarë, përfaqësues të shoqatave që mbrojnë të drejtat e njeriut. Për të treguar më mirë Shqipërinë si shembull të harmonisë fetare, ambasadori Withers u kujtoi të pranishme një ikonë, e cila ndodhet në muzeun “Onufri” të Beratit. Në sfond të saj ndodhet një kishë dhe një xhami si dëshmi e shprehjes së lirisë fetare në shekuj. Departamenti Amerikan i Shtetit raporton në mënyrë vjetore për lirinë e fesë, duke u kushtuar vëmendje të posaçme atyre vendeve që hasin vështirësi në shprehjen e lirisë fetare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›