Berisha zbaton premtimin e Ramës: Echo falas për nënat shtatzëna
Një premtim i bërë më parë nga kryetari socialist Edi Rama, por që ka vendosur ta zbatojë Kryeministri Sali Berisha dhe qeveria që ai drejton. Bëhet fjalë echo-n falas për gratë shtatzëna. Këto ekzaminime do të jenë falas, shpenzimet për to do t’i marrë përsipër qeveria. Në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar të PD-së, z. Berisha iu drejtua z. Rama: “Sot (dje) mora vendim për të zbatuar edhe një premtim tëndin, siç ishte Echo-ja për nënat shtatzëna”. Kjo deklaratë e Berishës vjen pas akuzave të kreut të opozitës Edi Rama se qeveria nuk ka mbajtur disa premtime. “Ky buxhet do të mbështesë fuqishëm reformën në shëndetësi. Ky mandat në raport me reformat është mandati i reformave të thella në shëndetësi. mamografia, pap-testi, por, për t’i bërë qejfin edhe liderit të opozitës, edhe echographia e nënave shtatzënë do të jenë falas. Këtë ai e premtoi në program, por nuk vjen të bëjë betejë në Parlament. Por, e marrim dhe e shndërrojmë në realitet”, - theksoi z.Berisha.