E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klos, Haxhinasto prezanton kandidatin e LSI-së



LSI-ja e Ilir Metës shkon para elektoratit të saj në zgjedhjet e 15 nëntorit si një parti e majtë progresiste që di të qeverisë. Zëvendëskryetari i LSI-së, Edmond Haxhinasto, deklaroi nga Klosi se Lëvizja Socialiste për Integrim përfaqëson më së miri të majtën shqiptare si një parti progresiste në shërbim të qytetarëve. Ai vuri në dukje: “Ne jemi një parti që përfaqësojmë të gjithë të majtët. Ne jemi një parti e majtë progresiste dhe çfarë është më e rëndësishmja, është se ne e kemi treguar që dimë të qeverisim”. Deklaratat e Haxhinastos erdhën gjatë prezantimit të kandidatit të LSI-së në Klos për zgjedhjet e pjesshme të nëntorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›